Bekteshi në tribunën “Ne jemi Evropë: BE-ja është çudia ekonomike që nuk lejon 10 ose 20 njerëz të mbajnë shtetin peng

Shteti ynë është pjesë e kontinentit evropian, por ne kemi të kaluar tjetër dhe kemi sisteme të tjera ekonomike. Këtë mund ta ndryshojmë vetëm me çudinë ekonomike të quajtur Bashkimi Evropian, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në tribunën e parë të hapur në kuadër të fushatës „Ne jemi Evropë, në temën: „BE-ja për ekonominë maqedonase”.

“BE-ja është çudi ekonomike që nuk lejon 10 ose 20 njerëz ta mbajnë shtetin peng. Ne si shtet duhet të punojmë për të rinjtë, në mënyrë që brezat tanë të ardhshëm të jenë të suksesshëm”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ndau një shembull.

“Që nga mëvetësimi e deri tani mund të numërojmë 10-15 biznesmenë të cilët janë më të mëdhenjtë në këtë shtet. Prandaj, ne si shtet duhet të punojmë që të rinjtë ardhmërinë e tyre të mos e shohin në administratën, por të punojnë që të bëhen konkurrues në treg dhe të duan të punojnë në sektorin privat. Të duan t’u bëjnë konkurrencë këtyre oligarkëve. Të rinjtë tanë duan të shkojnë të punojnë jashtë vendit për arsye se atje mund të punojnë, të sjellin inovacione dhe t’u konkurrojnë kompanive multimilionëshe evropiane dhe botërore. Prandaj, ardhmëria jonë është Bashkimi Evropian, kjo është e ardhmja e të rinjve tanë. Të rinjtë e duan Bashkimin Evropian, ndërsa ne jemi këtu që t’ua përmbushim këtë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…