“Shtylla tregtare e Planit të Veprimit synon të lehtësojë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimet, kapitali dhe njerëzit për të mundësuar prosperitet ekonomik të të gjithë qytetarëve të vendeve të CEFTA-s. Në të njëjtën kohë, të gjitha aktivitetet brenda kësaj shtylle, por edhe plotësuese me pjesët e tjera të Planit të Veprimit, do të mundësojnë integrimin më të lehtë të vendeve të CEFTA-s në procesin e anëtarësimit të tyre në BE. Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Plani i Veprimit përmes programeve vjetore të CEFTA-s synon të mbështesë heqjen e masave të pajustifikuara gjeo-bllokuese duke identifikuar këto barriera dhe rekomandime për heqjen e tyre nëpërmjet legjislacionit evropian”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me rastin e realizimit të projektit “EU4Business: Mbështetja e Integrimit Ekonomik Rajonal”, i cili do të zbatohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Siç theksoi ministri Bekteshi në fjalën e tij, një kontribut i rëndësishëm në vitin e fundit është arritur përmes intensifikimit të aktiviteteve për promovimin e tregtisë elektronike, me këtë aktivitet kemi hyrë dukshëm në zbatimin e Protokollit Shtesë 6 për tregtinë e shërbimeve.
“Tregu i Konsoliduar i CEFTA-s është një mundësi për bizneset që të zgjerojnë shërbimet e tyre në mënyrë elektronike. Edhe pse individualisht tregje të vogla, anëtarët e CEFTA-s përfaqësojnë një treg të integruar prej rreth 20 milionë konsumatorësh me të ardhura të vlerësuar prej rreth 1 miliard euro që do t’u mundësonte bizneseve vendase të zgjerojnë operacionet e tyre duke investuar në teknologji, staf dhe marketing. Por nga ana tjetër ka shumë barriera që pengojnë që tregu CEFTA të konsiderohet një treg i integruar. Këto janë mungesa e standardeve, rregulloret e ndryshme, kostot e larta të transportit, njohuritë e pamjaftueshme dixhitale si parakusht për tregtinë elektronike dhe më shumë”, theksoi ministri Bekteshi, duke shtuar se si rrjedhojë, disa kompani vazhdojnë të kufizohen në tregjet vendore, ndërsa të tjerat duke u përpjekur për të kapërcyer këto probleme synojnë të zgjerohen në tregje më të mëdha dhe të rrisin numrin e konsumatorëve, shtytës i rëndësishëm i të cilëve është tregtia elektronike.
Ministri Bekteshi theksoi se me këtë projekt dhe praktikën që do të vijojë pret që të çojë në eliminimin e katër fazave gjeo-bllokuese në e-commerce, përkatësisht aksesin, regjistrimin, dorëzimin dhe pagesat, gjegjësisht do të ofrojë një pasqyrë më të detajuar për këto masa, që ngadalësojnë procesin e zhvillimit tek ne dhe brenda CEFTA-s.
Në të njëjtën kohë, perceptimi i tyre do të na mundësojë të kuptojmë mënyrat për të hequr këto barriera. Besoj se pjesëmarrësit në këtë event me përvojën e tyre në këtë fushë, do të na ofrojë zhvillimet dhe sugjerimet më të fundit për përmirësimin e proceseve brenda tregtisë elektronike.
“Gjatë presidencës sonë të CEFTA-s në vitin 2021, si prioritet i programit tonë vjetor ishte bashkëpunimi rajonal në infrastrukturën cilësore, gjegjësisht mbrojtjen e konsumatorit dhe bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve kombëtare për mbikëqyrjen e tregut. Përkatësisht, filluam me aktivitetet për forcimin e bashkëpunimit për cilësinë e infrastrukturës së nevojshme për lëvizjen e lirë të mallrave, duke përfshirë mbikëqyrjen e tregut ndërmjet palëve të CEFTA-s, me qëllim të forcimit të tregtisë së mallrave industriale brenda CEFTA-s dhe për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve. Me këtë rast dëshiroj të theksoj rëndësinë e zgjerimit të Sistemit Elektronik të Shkëmbimit të të Dhënave ose Projektit SEED +, i cili funksionon me një qasje të unifikuar dhe të harmonizuar ndaj të dhënave të doganave dhe institucioneve të tjera në shkëmbimin e mallrave, me aktivitete të lidhura me infrastrukturën cilësore, kryesisht në mbikëqyrjen e tregjeve, gjegjësisht përcaktimin e cilësisë së mallrave që arrijnë deri te konsumatorët final”, tha ministri Bekteshi.
Bekteshi në fund falënderoi GIZ-in si partner në këtë projekt, Komisionin Evropian dhe të gjithë donatorët e tjerë në projektet që rrisin bashkëpunimin rajonal në kuadër të CEFTA-s dhe kontribuojnë në zbatimin në kohë të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal.