Bekteshi: Nga java e ardhshme kompanitë do të mund të aplikojnë për të gjitha masat nga Pakoja e katërt

Nga fillimi i javës tjetër kompanitë do të mund të aplikojnë për të gjitha masat nga Pakoja e katërt e masave miratuar nga Qeveria. Pas miratimit të rebalansit të buxhetit, pritet të kalojë edhe Ligji për Mbështetjen Financiare për pagesën e pagave dhe biznesmenët do të mund të aplikojnë për këtë masë, deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin Top Tema në TV Telma. “Pakoja e katërt e masave tashmë ka filluar të realizohet, ne tashmë kemi pasur mundësinë të shpallim njoftime për disa nga masat që janë siguruar nga Pakoja e katërt. Padyshim që një nga më të priturat nga punëdhënësit dhe punëtorët është masa për mbështetjen financiare për pagesën e pagave. Nesër duhet të miratohet rebalansi i buxhetit, ndërsa gjatë kësaj jave do të miratohet Ligji për mbështetjen financiare për pagesën e pagave, dhe duke pasur parasysh në bashkëpunim dhe përmes një procesi gjithëpërfshirës me Odat e tregtisë kemi ndryshuar mekanizmat dhe kriteret për këtë masë, nga java e ardhshme kompanitë do të mund të aplikojnë, jo vetëm për këtë masë, por edhe për masat e tjera, duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e masave zbatohen përmes programeve që do të miratohen nga Qeveria dhe se për to duhet të publikohen njoftimet “, tha Bekteshi. Ministri theksoi se Pakoja e katërt e masave nuk është e vonuar, dhe se mbështetja financiare do të arrijë në kohë, por duhet pasur parasysh që ndryshe nga tre Pakot e para Pakoja e katërt e masave është përkthyer në zgjidhje ligjore, të cilat sipas procedurave ligjore duhet të votohen në Kuvend. “Tani nuk jemi në situatë të jashtëzakonshme në mënyrë që ne si Qeveri të sjellim dekrete me fuqi ligjore. Duhen të kalohen të gjitha procedurat dhe rebalansi i buxhetit në Kuvend. Kemi pranuar disa amendamente nga opozita dhe unë dua tu bëj thirrje deputetëve që të votojnë për rebalansin e buxhetit dhe zgjidhjet e tjera ligjore që janë në procedurë parlamentare në mënyrë që të plotësojmë nevojat e ekonomisë, kompanive dhe qytetarëve më të prekur dhe kështu ta zbusim krizën ekonomike ” ceku Ministri Bekteshi në Top Tema. Lidhur me pyetjen nëse po konsiderohet rivendosja e karantinës, Ministri tha se nuk po merret në konsideratë për momentin, por nëse është e nevojshme, do të merret vendim për mbylljen e sektorëve të caktuar. „ Deri tek Qeveria ka mbërritur vendimi për shkurtimin e orarit të punës së objekteve të hotelierisë nga ora 23 në ora 21 dhe se një vendim i tillë do të merret mesiguri. Asnjë masë tjetër kufizuese nuk po konsiderohet aktualisht për të mbyllur sektorë të tjerë të ekonomisë. Por Komisioni për Sëmundje Infektive monitoron situatën epidemiologjike në baza ditore dhe do të propozojë masa të tjera nëse është e nevojshme. Por për momentin është e rëndësishme që të gjithë të respektojmë masat, të mbajmë maska, të mbajmë distancë për të zvogëluar numrin e të infektuarve”, tha Ministri dhe theksoi se të dhënat nga Komisioni për Sëmundjet Infektive tregojnë se shumica e rasteve të sapo infektuara me Covid 19 janë pikërisht nga ahengjet dhe ngjarjet e organizuara në objektet hotelierike.   Ministri njoftoi se nga viti i ardhshëm do të forcohen të gjitha inspektoratet duke punësuar kuadro të ri. “Në këtë moment duke ndjekur procedurat për punësimin e kuadrit të ri dhe që përshtaten në buxhetin ekzistues, është e pamundur. Vitin e ardhshëm ne do të forcojmë kapacitetet, jo vetëm të Inspektoratit të Tregut, por edhe të inspektorateve të tjera,”  nënvizoi Ministri Bekteshi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…