Bekteshi: Nga marsi paga minimale do të jetë 18 mijë denarë, deri në fund të mandatit do të tejkalojë 20 mijë denarë

Nga muaji mars paga miniamale do të jetë 18 mijë denarë, ndërsa deri në fund të mandatit do të tejkalojë mbi 20 mijë denarë, bëri të ditur ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin ClickPlus në TV21. Ministri Bekteshi potencoi se me marrëveshjen e arritur, paga do të mbulojë pagën mesatare me 60.76% dhe do të jetë 18 mijë denarë dhe deri në fund të vitit qeveria do të mbulojë kontributet. Mes tjerash, ministri Bekteshi gjatë emisionit sqaroi se në bazë të ligjit të ri, paga minimale nuk mund të jetë më e vogël se 57% e pagës mesatare, duke shtuar se me këtë zgjidhje ligjore, duke rritur mesataren dhe llojet e tjera të pagës, automatikisht do të rritet edhe minimalja. Në emision, u fol edhe për sektorin privat, ministri i Ekonomisë, tha se Maqedonia e Veriut ështe lider në rajon sa i përket mbështetjes të sektorit privat.   Në paraqitjen e tij në TV21, ministri Bekteshi foli edhe për të dielën ditë jopunë. Theksoi se çdo punëtorë që do të punojë ditën e diel, mëditja do t’I rritet për 100%, që do të thotë se qeveria kujdeset për çdo punëtor. Në emision u diskutua edhe për sektorin privat. Për këtë ministri Bekteshi tha se Maqedonia e Veriut është lider sa I përket mbështetjes të sektorit privat. Mes tjerash në emision u disktua edhe për çmimin e energjisë elektrike. Sipas Bekteshit, masat e miratuara nga Qeveria me shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë siguruan prodhim shtesë të energjisë elektrike në vend, që në fund nuk rezultoi me rritje drastike të çmimeve për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël. Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi siguroi se çmimi I energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël është I ngrirë, duke shtuar se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon.  

Related posts

Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Zagreb, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci z. Arne Bjornstad.  Kryetari…

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …