Bekteshi: Ngrihen edhe çmimet e orizit, pastave dhe vezëve

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme Qeveria ka sjellur vendim për zgjerimin e listës së produkteve për të cilat do të vlejnë çmimet që janë aplikuar me 1 dhjetor 2021 në tregtinë me pakicë dhe shumicë. Lista është zgjeruar me tre produkte të reja ushqimore bazë, oriz, vezë dhe pasta“, shkroi kështu në profilin e tij në Facebook ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.   Sipas ministrit, ky vendim ka për qëllim dhe synon të parandalojë rritjet e mundshme të çmimeve të këtyre produkteve bazë, të cilat, si produktet e tjera ushqimore bazë, të cilat përdoren gjerësisht në ushqyerjen e popullatës.   “Ky vendim ka për qëllim parandalimin e ndërprerjeve të mëtejshme të tregut dhe eliminimin e pasojave të dëmshme nga çrregullimet e tregut në drejtim të furnizimit të popullatës me produkte ushqimore bazë”, thuhet në vendim.   Përjashtohen çmimet e zbritjes së përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021.  Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 31 janar 2022.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…