Bekteshi: Nuk mendohet për mbylljen e objekteve hotelierike, pas miratimi të rebalansit të buxhetit vijon zbatimi i shpejtë i Pakos së katërt të masave

Një ditë pas miratimit të rebalansit të buxhetit, Ministria e Ekonomisë do të fillojë zbatimin e masave për mbështetje financiare në përputhje me Pakon e katërt të masave të sjellura nga ana e Qeverisë, deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për “Biznis Poenti” në Televizionin Alfa. Ministri theksoi se rebalansi i buxhetit nuk është vonuar dhe se mbështetja financiare e paraparë nga Qeveria në Pakon e katërt do të arrijë në kohë tek kompanitë dhe qytetarët më të prekur.   “Një ditë pas miratimit të rebalansit të buxhetit, Ministria e Ekonomisë do të paraqes të gjitha masat brenda kompetencave të vegta, veçanërisht për sektorët më të prekur si turizmi, hotelieria, gastronomia, zejtarët”, ceku Ministri Bekteshi dhe theksoi se Qeveria është e gatshme për të vazhduar me masa të reja edhe pas dhjetorit, nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme në mënyrë që sektorët më të prekur të vazhdojnë me punë.  “Sa i përket hotelierisë edhe në Shtabin e Krizave edhe Këshillin ekonomik, por edhe ne si Ministri e Ekonomisë aktualisht nuk po shqyrtojmë karantinën e plotë, pra mbylljen e plotë të këtij sektori, por kjo do të varet nga numri i të infektuarve dhe nga pasqyra epidemiologjike në vend. Sigurisht, nëse kjo ndodh, ne do të plotësojmë më tej nevojat e sektorit të turizmit dhe hotelierisë siç ishte më parë, sepse ato ishin dhe përfshihen në të katër Pakot e masave ekonomike të miratuara nga Qeveria, tha Bekteshi dhe shtoi se nëse ka masa shtesë restriktive për këtë sektor, atëherë sigurisht që do të miratohen masa të reja mbështetëse. “Ne jemi duke bërë analiza dhe nëse do të jetë e nevojshme do të miratohet edhe Pako e pestë dhe e gjashtë e masave ekonomike,” nënvizoi Ministri. Bekteshi theksoi se ekonominë po e presin ditë të vështira, por gjithsesi optimiste janë të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave, sipas të cilave rënia e prodhimit industrial zvogëlohet krahasuar me të dhënat nga tremujori i dytë, që sipas Bekteshit kjo dëshmon se masat e miratuara nga Qeveria janë në drejtimin e duhur. “Me masat që po ndërmarrim, ne po përpiqemi të bëjmë rënien e ekonomisë më të vogël, pra në nivelin 4.4%,” deklaroi Ministri Bekteshi në intervistë për “Biznis Poenti”.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…