Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes një postimi në fejsbuk ka njoftuar për një investim të ri nga Belgjika, fabrikë për prodhimin e baterive e cila pritet të punësojë rreth 300 punëtorë.
Gjithashtu, Bekteshi gjatë vizitës në Bruksel, ka zhvilluar takim edhe me investorë të tjerë potencial për të investuar në Maqedoninë e Veriut.
Ja postimi i plotë i ministrit Bekteshi:
“Nga Belgjika investim i ri në Maqedoni të Veriut! Fabrikë moderne pë prodhimin e baterive me mbi 300 punëtor” – ka shkruar Bekteshi.