Do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare në formën e granteve për gastronomët të cilët me rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive janë të mbyllura, dmth nuk pranojnë vizitorë. Modeli sipas të cilit ata do të mbështeten tashmë është bërë dhe pas konsultimit me Odat dhe shoqatat për turizmin dhe hotelierinë, masat do të publikohen javën e ardhshme, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në paraqitjen e tij në ditarin qendror në Televizioni Sitel. “Modeli se si do të mbështeten gastronomët tashmë është bërë, do të merren parasysh të ardhurat e realizuara në tre muajt e parë të këtij viti dhe sipas të ardhurave që ata kanë realizuar, një pjesë e atyre të ardhurave do të mbulohen nga shteti në formën e grantit të drejtpërdrejtë për secilin objekt hotelierik i cili është i mbyllur. Masat do të publikohen në fillim të javës së ardhshme në përputhje me analizën dhe mundësitë në Buxhet, ne do të thërrasim të gjitha shoqatat e hotelierëve si dhe Odat dhe do të përcaktojmë një përqindje të caktuar të mbështetjes financiare “, deklaroi Ministri Bekteshi. Ai u kërkoi punëdhënësve të mos pushojnë punëtorët nga puna, pasi do të arrij mbështetja e premtuar shtetërore . “Presim që në fillim të javës së ardhshme të zhbllokohet Kuvendi dhe ligjet ngaPakoja e Pestë e Masave të miratohen, me të cilat është parashikuar pagesa epagave për punëtorët për muajt shkurt dhe mars,” nënvizoi Bekteshi. Ministri në paraqitjen e tij në ditarin e Sitel u shpreh se është optimist për sezonin turistik këtë vit, njoftoi se mbështetja për kapacitetet e turizmit vendor sigurohet përmes vauçerëve për turizëm vendor, masë e cil zbatohet për disa vite nga Ministria e Ekonomisë , ndërsa në periudhën në vijim do nis një fushatë për të promovuar potencialin turistik të vendit.