„ Në katër vitet e ardhshme si Ministër i Ekonomisë do të vazhdoj të ndjek politikën ekonomike që synon zhvillimin e inovacionit dhe investimeve në zhvillimin teknologjik si një mundësi për transformimin e dëshiruar në ekonomi.Një ekonomi e tillë krijon më shumë vlerë të shtuar, zhvillon burime njerëzore dhe siguron produktivitet më të madh dhe paga më të larta. Në këtë mandat, unë do të përqendrohem veçanërisht në ekonomi, sundimin e së drejtës dhe reformën institucionale, theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën për shtyp për prezentimin e letrës së mandatit të marr nga kryeministri Zoran Zaev. Siç theksoi Ministri, prioritet në katër vitet e ardhshme do të jenë kushtet për hapjen e vendeve të reja të punës, që do të thotë ulje e papunësisë përmes masave dhe programeve brenda Ministrisë së Ekonomisë. “Qëllimi është që niveli i papunësisë të zvogëlohet për 3% në nivel vjetor, ashtu siç kemi bërë në tre vitet e fundit.Në dy vitet e kaluara, përmes Planit për Rritje Ekonomike janë mbështetur 268 kompani me investime totale prej 420 milion euro. Plani i rritjes ekonomike tregoi që kompanitë investojnë dhe punësojnë, dhe në katër vitet e ardhshme ne do të vazhdojmë në këtë drejtim duke shtuar dhe zgjeruar fushën e kompanive dhe projekteve, deklaroi Bekteshi. Ministri informoi se ka filluar procedura për ndryshime ligjore, e cila mundëson krijimin e një kompanie me një shumë minimale të kapitalit bazë prej 1 euro. Dhe tashmë punohet në krijimin e një regjistri të detyrave parafiskale me të cilin synohet përmes reformave në institucione, detyrat parafiskale të ulen deri në 75% dhe nivelimi i tyre në përputhje me madhësinë e subjekteve ekonomike, përmes një dialogu me Odat ekonomike. „ Në periudhën e ardhshme, së bashku me Ministrinë e Financave, ne do të punojmë në uljen e ndjeshme të kufizimeve në krijimin e fondeve të investimeve përmes një Ligji të veçantë për Engjëjt e Biznesit dhe ndryshimeve në Ligjin për Fondet e Investimeve. Ne tashmë jemi në fazën përfundimtare në procesin e analizave dhe rekomandimeve për forcimin e mëtejshëm të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, transformimi i tij për të pasur rezultate afatgjata. Kjo do të mundësojë hyrjen e fondeve të investimeve të huaja si partnerë strategjikë të Fondit në mbështetje të rritjes ekonomike, bazuar në inovacionin dhe futjen e teknologjive të reja. Në atë drejtim, ne do të vazhdojmë të investojmë në parkun e shkencës dhe teknologjisë që filloi operacionet në Mars 2019 në mënyrë që të jetë plotësisht funksional në viti 2025, deklaroi Bekteshi dhe informoi se ndër përparësitë për inkurajimin e inovacionit në vend është Makedonsko Selo, për të krijuar një “Fshat Start-up” (Start-up village) i cili do të ofrojë mundësi për shumë të rinj nga vendi dhe jashtë për të hapur një biznes pa pasur nevojë të paguajnë shpenzimet e përgjithshme. Ministri tha se në mandatin e kaluar Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria bënë reforma kryesore në sektorin e energjetikës dhe se në mandatin e ri katër-vjeçar transformimi i sektorit të energjisë do të vazhdojë me një ritëm edhe më të përshpejtuar. „ Qëllimi ynë është të zbatohet plani ambicioz deri në vitin 2024 që mbi 50% e energjisë elektrike totale të instaluar në vendin tonë të jetë nga burime të ripërtëritshme të energjisë. Prioritet i yni do të jetë modernizimi dhe transformimi i TC Negotinë, në një impiant që do të përdorë gaz natyror dhe do të ofrojë mundësi për rritje të prodhimit bujqësor; Qëllimi ynë në katër vitet e ardhshme është të vazhdojmë në këtë drejtim duke rritur kapacitetin për termocentrale shtesë fotovoltaike 400 MW në sistemin vendor të energjisë, të cilat do të prodhojnë energji elektrike të pastër në një nivel prej rreth 560 GWh si dhe instalimi i termocentraleve me erë me një kapacitet shtesë prej 160 MW, nënvizoi mes tjerash Bekteshi. Për fund, Ministri theksoi se në këtë mandat katër vjeçar do të vazhdojë të punojë në mënyrë profesionale, transparente dhe të përgjegjshme në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të përcaktuara.