Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një konferencë për shtyp në Qeveri prezantoi Projekt Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021. Ministri iu referua projekteve që janë planifikuar të implementohen nga Ministria e Ekonomisë vitin e ardhshëm. Bekteshi potencoi se prioritetet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë janë krijimi i kushteve për zhvillimin e industrisë, zhvillimi i sipërmarrjes, krijimi dhe integrimi i një tregu të vetëm në BE, garantimi i stabilitetit dhe sigurisë së energjisë, eksplorimi, shfrytëzimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve minerale, zhvillimi i turizmit duke përmirësuar standardet e ofertës turistike. Ministri ceku që si rezultat i pandemisë që shkaktoi krizën shëndetësore dhe ekonomike në të gjithë botën dhe në vendin tonë, është dashur të ndryshohen përparësitë dhe të i gjithë Buxhetin të drejtohet nga mbështetja e sektorëve më të prekur në ekonomi, poashtu edhe qytetarët më të prekur. “Viti i ardhshëm 2021, është një vit në të cilin e gjithë bota pritet të rimëkëmbet nga kriza e shkaktuar nga pandemia, kështu janë edhe parashikimet tona. Prandaj, kur krijuam Buxhetin për vitin 2021, pritjet tona janë që të sigurojë qëndrueshmërinë e aktiviteteve vendore ekonomike dhe vendeve të punës, të ringjallen aktivitete të caktuara, të sigurohet stabilitet i transferimeve sociale dhe të sigurohen politika që do të vazhdojnë të ndihmojnë për implementimin e strategjisë së daljes së shpejtë për të vazhduar me trendet pozitive të ekonomisë maqedonase.Rimëkëmbja ekonomike nga Covid-19 do të zbatohet përmes masave për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe mbrojtjes sociale të kategorive më të ndjeshme, si dhe mbështetjes për ekonominë, sektorin privat dhe mbrojtjen e vendeve të punës, deklaroi Bekteshi dhe potencoi se Ministria e Ekonomisë do të punojë në këtë drejtim në vitin 2021. “Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021 parashikohet të arrijë në 826 milion denarë. Nga këto mjete, 130 milion denarë janë dhënë për paga dhe ndihma të punëtorëve, 167 milion denarë janë paraparë për shpenzime kapitale, dhe 190 milion denarë për subvencione. Për një pjesë të subvencioneve të parashikuara në programet për vitin 2020, për shkak të pandemisë dhe krizës ekonomike, nuk u njoftuan thirrjet publike për një pjesë të masave.Por në vitin 2021 është planifikuar të zbatohen të gjitha programet dhe masat për të cilat sigurohen fonde shtesë” potencoi ministri. “Në programin për efikasitet energjetik të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021siç tha Bekteshi janë paraparë subvencione për qytetarët në vlerë totale prej 47 milion denarë dhe këtu përfshihen subvencionet për: instalimin dhe blerjen e sistemeve diellore të kolektorëve termikë,për vendosje të dritare PVC ose alumin,për blerjen e stufave me pelet,për kompensim për instalimin e sistemeve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike”, theksoi Bekteshi. Ministri nënvizoi se në fushën e aktiviteteve për mbështetjen financiare të turizmit në vitin 2021, fokusi i ministrisë do të jetë mbështetja e turizmit vendor. “Vazhdojnë subvencionet për mbështetjen e qëllimeve turistike të famvisërive rurale,mbështetjen e turizmit aktiv, për digjitalizimin e sektorit të turizmit,mbështetje për turizmin vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta deklaroi k;shtu Bekteshi dhe shtoi se në vitin 2021, buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për subvencione për ndërmarrjet private është trefishuar ku janë siguruar 13 milion denarë, edhe atë për: zbatimin e aktiviteteve për specializim itë mençur, mbështetjen e kompanive nga industria përpunuese, mbështetjen dhe zgjerimin e akreditimit të laboratorëve për testimin e produkteve të ndërtimit dhe aktivitete të tjera.” Ministri Bekteshi informoi se për vitin 2021 është projektuar buxhet i dyfishtë për mbështetjen e sipërmarrësisë, për të cilin janë siguruar gjithsej 50 milion denarë, ndërsa në vitin 2020 janë siguruar 20.3 milion denarë për këtë qëllim. Për të mbështetur sipërmarrjen në vitin 2021, do të sigurohet mbështetje financiare për:ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme,gratë sipërmarrëse,përmirësimi i zinxhirëve të vlerës,çertifikimi i sistemeve të cilësisë,çertifikimi i sistemit HALLALL,mbështetja e zejtarëve. “Për shkak të interesimit të madh në thirrjen e parë publike që publikuam vitin e kaluar, dhe pamundësisë së subvencionimit të kësaj mase këtë vit, në vitin 2021 në Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë janë paraparë 13 milion denarë për subvencione për instalimin e pajisjes LPG metan ose një lloj tjetër karburantit alternativ në automjete. Kjo është një rritje e shumëfishtë e mbështetjes financiare për këtë masë nëse marrim parasysh se për vitin 2020 ishin siguruar vetëm 2.3 milion denarë për subvencione për instalimin e gazit në automjete” deklaroi Bekteshi. Ministri gjithashtu informoi se për vitin e ardhshëm është planifikuar që të rriten mjetet në Buxhet në pjesën e gazifikimit, përkatësisht për realizimin e investimeve kapitale. “Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit parasheh 140 milion denarë, mjete që AD NER planifikon t’i sigurojë përmes emetimit të letrave me vlerë përmes një oferte private” potencoi ministri.