Bekteshi, Rexhepi dhe Bexheti në komunën e Sarajit е vënë në funksion projektin e parë infrastrukturor të programit TAV në vlerë prej 23 milionë denarë: Komunat sa më shpejt të fillojnë me realizimin e investimeve në projekte kapitale

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, së bashku me zëvendës ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepin dhe kryetarin e Sarajit, Blerim Bexhetin kanë marrë pjesë në përfundimin e punimeve të rrugës.1 në komunën e Sarajit. Bekteshi ka përgëzuar kryetarin kryetarin e komunës dhe administratën e komunës, për përkushtimin dhe për punën e mrekullueshme të cilën e kanë bërë gjatë këtyre muajve për realizimin e këtij projekti duke dërguar mesazh edhe te komunat e tjera, që të fillojnë me realizimin dhe mos të bëjnë pengesa gjatë realizimit të projekteve të cilat dalin nga programi i TAV-it. Ky investim ka vlerë prej 23 milion denarëve, 10 milion denarë nga buxheti i komunës së Sarajit dhe 13 milion denarë nga programi i TAV-it. Ministri Bekteshi ka vlerësuar punën e komunës së Sarajit, duke theksuar se ëshë ndër komunat e para e cila i përfundon projektet të cilët më vetëm se kanë filluar në një afat rekord.  “Kjo dëshmon që komuna e Sarajit ëshë ndër komunat e para e cila i përfundon projektet të cilët më vetëm se kanë filluar në një afat rekord, me të vetmin qëllim që pikërisht edhe në komun të Sarajit të zhvillohet edhe turizmi marrë parasysh që një ndër parqet më të mëdhej të qytetit të Shkupit është pikërisht këtu në komunën e Sarajit, por edhe jep mesazhin e duhur se me bashkëpunim të thellë të sinqertë midis komunave dhe pushtetit qëndror mund të bëjmë projekte në interes të qytetarëve në kohë rekorde me të vetmin qëllim që të realizohen edhe projektet infrastrukturore, por njëkohësisht të rrisim edhe investimet kapitale të cilët ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit” – ka deklaruar Bekteshi. Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi është shprehu se ky projekt ka rëndësi të veçantë për banorët e Sarajit dhe se gjithashtu Ministria e Transportit do të vazhdojnë me projekte në dobi të qytetarëve për nje jetë dhe infrastrukturë më të mirë dhe të modernizuar. “Mendoj se kjo rrugë i plotëson të gjitha standartet e kohës që të kemi një infrastrukturë të mirë si për zhvillimin e parkut dhe për shfrytzimin nga të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë këtë rrugë” – ka deklaruar kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti!

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…