Bekteshi – Sijarto: Koordinimi i përbashkët për hapat e ardhshëm për taksën e vendosur për gazin rus nga Bullgaria

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka zhvilluar sot takim pune me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Republikës së Hungarisë, Peter Sijarto.

Tema e takimit ku morën pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i NOMAGAS SH.A. Shkup, Bajram Rexhepi dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energji, Marko Bislimoski   ishte taksa e gazit rus e vendosur nga Republika e Bullgarisë

Të dy ministrat diskutuan hapat e ardhshëm që do të ndërmerren për heqjen e taksës ndaj gazit rus të vendosur nga Bullgaria, për të cilën ranë dakord se ishte e paligjshme dhe një akt jomiqësor.

Gjatë takimit u dakordosua koordinim i përbashkët i qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë në drejtim të ndërmarrjes së aktiviteteve konkrete për të garantuar sigurinë energjetike të të dy vendeve dhe sigurinë e furnizimit me gaz.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për zgjidhjen e problemit që Bullgaria vendosi taksë për gazin rus dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët përmes veprimeve të koordinuara të të gjitha palëve të interesuara. Maqedonia e Veriut mbështet të gjitha iniciativat për zgjidhjen e problemit” – tha ministri Bekteshi në takim.

Ministri Bekteshi dhe ministri Sijarto u dakordësuan se diversifikimi i burimeve të furnizimit me gaz është qëllimi përfundimtar për të cilin të dy vendet do të punojnë së bashku në periudhën e ardhshme.

Hungaria është ndër 10 partnerët e parë tregtarë të Maqedonisë së Veriut, është një partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik dhe investitor i huaj në vend, me një trend rritës të tregtisë dhe një suficit të vazhdueshëm të eksporteve nga ana jonë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…