Bekteshi: TEC Osllomej me prodhimtari më të madhe të energjisë elektrike në 10 vitet e fundit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot qëndroi për vizitë në TEC Osllomej, ku së bashku me drejtorin e përgjithshëm të SHA EMV, Vasko Kovaçevski i vizituan njësitë prodhuese të termocentralit dhe minierën e re në kuadër të TEC Osllomej.

Ministri Bekteshi u falënderuar për përpjekjet e menaxhmentit të EMV-së dhe të të punësuarve në termocentralit Osllomej në mënyrë që të prodhojnë sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike e gjithë kjo me qëllim të furnizimit të papenguar të rrymës për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.

“Sot bashkë me drejtorin Kovaçevski jemi në terren për të parë se si zhvillohet prodhimi i energjis elektrike në termocentralin Osllomej në Kërçovë. Si Qeveri jemi duke bërë përpjekje të mëdha nga fillimi i krizës energjetike, veçanërisht me fillimin e sezonit të ngrohjes për t’i dhënë mbështetje maksimale financiare EMV-së, që të rrisë prodhimtarinë vendore të energjisë elektrike në mënyrë që të mos jemi të varur nga importi, si dhe për subvencionimin e çmimit të rrymës për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël”, tha ministri Bekteshi.

Ministri shtoi se Qeveria ka marrë vendim për çmim fiks të energjisë elektrike për industrinë ushqimore, shkollat dhe stacionet për furnizim me ujë që do të furnizohet nga EMV-ja.

„Morëm vendim për detyrim plotësues të EMV-së ku shkollat fillore dhe të mesme, industria përpunuese, respektivisht prodhuesit e produkteve themelore ushqimore, stacionet e furnizimit me ujë të jenë të furnizuara me çmime fikse prej 80 deri 95 euro për megavat orë dhe drejtpërdrejtë përmes EMV-së dhe në këtë mënyrë të ndikojmë për përballje me inflacionin dhe uljen e çmimeve të produkteve themelore ushqimore“, tha ministri Bekteshi.

Drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski tha se në vitet e kaluara janë bërë investime të konsiderueshme në kombinatin me çka është rritur kapaciteti i REK Osllomej dhe sivjet është realizuar prodhimtaria më e madhe e energjisë elektrike në kombinatin krahasuar me 10 vitet e fundit.

“Për 10 muaj sivjet ka prodhuar 227 gigavatë orë në krahasim me 10 vitet e kaluara, rezultati më i madh që është arritur. Sa për krahasim, për periudhën e njëjtë të vitet e kaluara prodhimtaria ka qenë shumë e ulët, kështu që në vitin 2015 Osllomeji ka prodhuar 81 GWh, më 2016 28 GWh, më 2017 30 GWh, më 2018 kur tashmë hyjmë në investime të caktuara dhe punë teknike në termocentralin, qëllimisht e ulim prodhimtarinë në mënyrë që të mund të realizohen ato punë, kështu që atëherë kemi 29 GWh, më 2019 -15 GWh, dhe më 2020 -67 GWh“, tha Kovaçevski.

Sa i përket prodhimtarisë, siç sqaroi drejtori Kovaçevski, këtë vit 2022, kemi prodhimtari të ulur të një megavati orë të energjisë së prodhuar, konsum më të vogël të një orë megavat nga thëngjilli, që është ulur për tre herë.

„Çmimi i një megavat orë të prodhuar të energjisë elektrike në vitin 2021 arrin 173 euro, në vitin 2016 çmimi ka qenë 661 euro për një megavat orë. Në vitin 2022 me prodhimtari të rritur të energjisë elektrike planifikohet që çmimi të jetë nën 200 euro për një megavat orë“, tha drejtori.

Drejtori gjithashtu informoi edhe për minierën e re të thëngjillit në kuadër të kombinatit Osllomej ku është përcaktuar se ka rreth dy milionë tonë thëngjill.

“Me koncesionin për hulumtim nga Ministria e Ekonomisë është arritur që në terren të gërmohet sasi e konsiderueshme e tokës me qëllim të ushtrimit të hulumtimeve, në këtë mënyrë janë zbuluar rreth 150 mijë tonë thëngjill, që është i yni dhe pranë duarve dhe do të shfrytëzohet gjatë këtij sezoni të ngrohjes“, tha drejtori Kovaçevski dhe shtoi se për REK Osllmej është parashikuar zëvendësim gradual dhe i drejtë në aspektin social me burime të ripërtërishme, para së gjithash me elektrocentralet fotovoltaike, dhe kjo është duke u bërë.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…