Bekteshi: Vazhdon dialogu publik-privat mes Qeverisë dhe ekonomisë

Dialogu me komunitetin e biznesit është thelbësor për Qeverinë si një mjet korrigjues për të gjitha masat dhe politikat që janë miratuar dhe që do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Sot Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me Zëvendës Kryeministrin përgjegjës për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi, me Ministrin e Financave Fatmir Besimi dhe Drejtorin e Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski realizuan  takim me Kryetarët e katër Odave më të mëdha të Tregtisë me Branko Azeski (Oda ekonomike e Maqedonisë), Danella Arsovska (Shoqata e Odave Ekonomike), Nebi Hoxha (Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore) dhe Aneta Antova Pesheva (MASIT).     Me kërkesë të  Odave, u ndryshua tarifa doganore u ulën 33 tarifa doganore. Në periudhën e ardhshme, do të formohet një grup operativ që do të punojë në një plan për të zvogëluar detyrimet parafiskale të kompanive, në mënyrë që të zvogëlojë këto shpenzime të kompanive dhe kështu të rrisë likuiditetin e tyre. Në ndërkohë, ne mbështesim prodhimin dhe konkurrencën e kompanive vendase.  Pas miratimit të rebalansit të buxhetit  fillojmë me implementimin e shpejtë të Pakos së katërt të masave të miratuara nga Qeveria, të gjitha me qëllim të mbështetjes së ekonomisë.   Në këtë seancë të komisionit për dialog publik-privat u diskutua për zbatimin e Pakos së katërt të masave për rivitalizimin e ekonomisë në kushte të pandemisë Covid 19, pra dinamikën e miratimit të zgjidhjeve ligjore që mundësojnë zbatimin e masave individuale, kërkesën e Odave për ndryshime në tarifën doganore, përkatësisht për Ligjin për Tarifat Doganore, për detyrat parafiskale të kompanive, si dhe për ndryshimet në Ligjin për Kontabilitet.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…