Besimi: 50 milionë euro kapital shtesë për kompanitë vendore për të mbështetur investimet e gjelbra

Qeveria dhe Ministria e Financave kanë siguruar qasje në kapitalin e ri shtesë prej 50 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vendore për investimet e tyre. Mjetet do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut dhe do të jenë në dispozicion për shfrytëzuesit e fundit përmes bankave afariste në vend. Mjetet janë siguruar përmes Bankës Franceze Zhvillimore, me të cilën sot u nënshkrua marrëveshja nga Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe drejtori ekzekutiv i Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov. Marrëveshjen në emër të Bankës Franceze Zhvillimore u nënshkrua nga Mathieu Wasser, drejtor i Agjencisë për Evropën dhe Azinë.

“Me marrëveshjet që po nënshkruajmë, Qeveria dhe Ministria e Financave mundësojnë qasje në mjete financiare të reja për kompanitë vendore në vlerë prej 50 milionë eurove të destinuara për investime të gjelbra dhe investime me përgjegjësi sociale. Në këtë mënyrë tregojmë përkujdesje për përkrahjen që u ofrojmë kompanive me mjete të favorshme për likuiditetin e tyre dhe përkrahje në investimet e tyre, përmes mjeteve me kushte të favorshme”, tha ministri Besimi.

Shfrytëzues janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë në numër më të madh në vend dhe kanë numrin më të madh të të punësuarve. Mjetet nga Agjencia i ndahen Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, e cila do ta plasojë këtë linjë kreditore përmes bankave afarist te shfrytëzuesit e fundit, përkatësisht kompanitë”, tha ministri pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Ai shtoi se, ky është plotësimi i përkrahjes që marrin kompanitë në vazhdimësi dhe se kanë një partner të besueshëm, Qeverinë.

“Kompanitë vendore të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, e kanë partner të besueshëm Qeverinë, dhe kjo u dëshmua edhe gjatë krizës, kur morën përkrahje të konsiderueshme përmes pakos së masave të miratuara antikrizë. “Është duke u zbatuar edhe pakoja e 9-të e masave antikrizë, ku është më e theksuar përkrahja për këto kompani, në vlerë prej afër 500 milionë eurove”, tha Besimi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…