Besimi: BB përgëzoi rishikimin e buxhetit – do të mundësohet përkrahje për qytetarët dhe kompanitë

Plani i rritjes së përshpejtuar, realizimi i të cilit pritet t’i dyfishojë normat e rritjes, tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër, kriza energjitike, por edhe masat e ndërmarra për ngadalësimin e inflacionit, si dhe ato që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme, ishin disa nga temat thelbësore për të cilat ministri i Financave, Fatmir Besimi diskutoi me Massimiliano Paolucci, drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Jasmin Chekiri, menaxhere e Njësisë së makroekonomisë, tregtisë dhe investimeve për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore pranë Bankës Botërore.

“Pakoja e parë e masave u miratua me qëllim që të ngadalësohet spiralja e inflacionit, ndërsa masat në periudhën e ardhshme do t’i referohen grupeve të caktuara të synuara, që janë më të prekura nga kriza, të cilat pa këto masa nuk do t’i tejkalonin këto efekte. Në fakt, ky është rekomandimi i institucioneve ndërkombëtare financiare, si FMN-ja dhe Banka Botërore, por edhe i Bashkimit Evropian – me këto masa të përfshihen kategoritë e synuara” theksoi ministri i Financave, Besimi.

Njëherazi, sa i përket politikave për ballfaqimin e krizës energjetike, Besimi theksoi se nga Buxheti i RMV-së për vitin 2022, nga fillimi i vitit janë paguar mjete me vlerë prej 5.3 miliardë denarëve si përkrahje financiare për SHA EMV Shkup, me qëllim të ballafaqimit me krizën energjetike. Në këtë mënyrë, përmes përkrahjes në kohë të sektorit energjetik u tejkalua problemi i furnizimit me energji elektrike, u mbrojtën qytetarët nga goditjet e çmimeve, ndërsa për kompanitë u sigurua çmimi më i favorshëm i energjisë elektrike.

Ai theksoi se janë përkushtuar në realzimin e Planit të rritjes së përshpejtuar, qëllimi i të cilit është rritja e përgjithshme e investimeve në ekonomi, duke ulur deficitin fiskal dhe duke ruajtur borxhin në një nivel stabil.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…