Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë punojnë në përmirësimin e lidhjes së ndërsjellë përmes projekteve në energjetikë, infrastrukturë si dhe lehtësimin e tregtisë. Tashmë, punohet për lidhje interkonektive, ndërsa janë ndërmarrë edhe më shumë aktivitete për Koridorin 8, gjegjësisht për lidhjen rrugore dhe hekurudhore me Shqipërinë. Temë diskutimi ishin aktivitetet dhe mundësitë gjatë takimit ndërmjet ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, Anila Denaj, që u realizua në margjinat e Dialogut të Forumit të Prespës në Ohër.Në pjesën rrugore të Koridorit 8, tashmë punohet në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, ndërsa është nënshkruar Memorandum për mirëkuptim për përgatitjen projektuese dhe ndërtimin e akseve të autostradës Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe autostradës Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë.Ministria e Financave, së bashku me institucionet kompetente, ndërmorrën aktivitete për financimin e projektit për ndërtimin e linjës hekurudhore Kërçovë – kufiri me Shqipërinë, përkatësisht faza e parë e aksit Kërçovë – Strugë.Plani i përbashkët aksional për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Balkanin Perindimor do të thotë zhvillim i Projektit rajonal për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Balkanin Perëndimor, i cili do t’i zbatojë aktivitete identifikuese në çdo vend. Projekti është me karakter rajonal dhe në fazë fillestare si dhe do të përfshijë Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë dhe më tej do të bashkëngjitet Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova. Parashikohet vendosja e Sistemit nacional njësportel, me module të përmisuara të EXIM dhe CDEPS , si dhe përmirësimi i pikave kufitare dhe terminaleve në Deve Bair dhe Qafë Thanë. U nënshkrua marrëveshje për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore në pikat kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe pritet realizimi i punëve ndërtimore nga viti 2022 deri në vitin 2023.Në këtë takim u theksuan edhe përpjekjet për konsolidimin fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për dyfishimin e rritjes ekonomike dhe arritjen e normave vjetore të rritjes së BPV-së prej rreth pesë përqind.Në Ministrinë e Financave në fazë përfundimtare të përgatitjes është Plani për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, i cili së shpejti do të prezantohet dhe diskutohet para opinionit publik. Ky plan ofron përgjigje për mënyra të reja të qasjes në kapital, për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, përmes projekteve në sektorin publik dhe privat. Me këtë plan, synohet të rriten investimet e përgjithshme në ekonomi dhe kështu të mbetet në kursin e projektuar, në mënyrë graduale të zvogëlohet deficit fiskal dhe kështu borxhi të mbetet në nivel stabil.Qëllimi kryesor i këtij plani është që përmes krijimit dhe shfrytëzimit të mekanizmave, instrumenteve, fondeve dhe burimeve të reja të financimit, përkatësisht të krijohet efekti multiplikativ gjegjësisht përveç investimeve të planifikuara në vlerë prej rreth 4 miliardë euro për periudhën 2021-2025, financuar nga buxheti, fondet IPA dhe institucionet financiare ndërkombëtare, të mobilizohen disa herë më shumë mjete dhe investime nga sektori privat.Plani përfshin krijimin e fondeve zhvillimore, fondeve për përkrahjen e inovacioneve, fondeve garantuese, fondeve ekvite, fondeve për kapital sipërmarrës dhe instrumenteve të ngjashme për përkrahjen e kompanive eksportuese, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrjet sociale.