Besimi dhe ish ministrat e Financave themelojnë Këshill, që do të jetë pjesë e Forumit SEFF dhe do të kontribuojë në krijimin e politikave ekonomike kredibile

Ministri i Financave, Dr. Fatmir Besimi, në takimin tashmë tradicional të fundvitit, me ish ministat e Financave së bashku ngritën iniciativë për themelimin e Këshillit si organ ekspertësh, që do të jetë pjesë e Forumit SEFF dhe ku do të shqyrtohen çështje dhe tema aktuale për të cilat nevojitet konsensus në shoqëri. Iniciativa është si rezultat i takimit ndërmjet ministrit Besimi me ish ministrat e Financave, që nga pavarësia e shtetit. Në takim, morën pjesë: Xhevdet Hajredini, Taki Fiti, Nikolla Popovski, Zoran Stavreski, Trajko Sllaveski dhe Kirill Minoski, ndërsa të tjerët që e kanë kryer këtë funksion nuk morën pjesë në takim për shkaqe objektive, por qëllimi është që edhe ata të jenë pjesë e Këshillit.  Këshilli i ish ministrave të Financave do të jetë organ që do të funksionojë si pjesë e Forumit ekonomik dhe financiar Shkup (SEFF) i cili do të jetë aktiv gjatë gjithë vitit për çështje dhe tema të rëndësishme lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit. Roli i Këshillit është që t’i japë Forumit një bazë solide sa i përket krijimit të politikave ekonomike kredibile përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent. Ky do të jetë para së gjithash organ në nivel ekspertësh, ku përvoja dhe njohuritë e anëtarëve të tij do të paraqesin vlerë të madhe në krijimin e politikave. Në takimin e ministrit Besimi me kolegët e tij të mëparshëm që e kanë kryer këtë funksion, u shkëmbyen mendime lidhur me perspektivat ekonomike, çështjet aktuale, si dhe sfidat që dalin si rezultat i pandemisë me Kovid 19, krizën energjetike, presionet e çmimeve në bursën botërore, por edhe për nevojën lidhur me rritjen ekonomike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…