Besimi dhe Xiaoqing Yu nënshkruan marrëveshje granti nga BE-ja për bashkëfinancimin e projektit të BB-së për modernizimin e bujqësisë

Republika e Maqedonisë së Veriut merr grant prej 4 milionë eurove nga BE-ja për bashkëfinancimin e Projektit për modernizimin e bujqësisë nga Banka Botërore në vlerë prej 46 milionë eurove. Marrëveshja për grantin nga BE-ja u nënshkrua sot në Ministrinë e Financave nga ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe drejtori i BB-së për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu.

Mjetet e grantit prej 4 milionë euro, si dhe 4.5 milionë euro nga Projekti i Bankës Botërore, do të shfrytëzohen për krijimin e sistemit për asgjësimin e sigurt të nënprodukteve me origjinë shtazore. Qëllimi është mbrojtja e mjedisit jetësor dhe zvogëlimi i ndikimit të hedhjes së këtyre mbetjeve në deponi.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes tha se modernizimi i sektorit të bujqësisë në vend është një nga prioritetet e Qeverisë dhe se kjo përkrahje është e rëndësishme në këtë drejtim.

“Kjo marrëveshje është përkrahje e aktiviteteve tona për modernizimin e këtij sektori, që është pjesë e programit tonë dhe procesit të integrimit evropian. Si Qeveri, ofrojmë përkrahje të konsiderueshme në këtë sektor, me qëllim që të rritet konkurrenca dhe prodhimi vendas. Nga viti i ardhshëm, vendoset sistem i ri i subvencioneve për shpërndarje më efikase të mjeteve financiare, si dhe efekt më të madh” theksoi ministri Besimi.

Drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Massimiliano Paolucci, që mori pjesë në nënshkrimin e Marrëvehsjes, theksoi se Projekti i Bankës Botërore për modernizimin e bujqësisë (në vlerë prej 46 milionë eurove), synon përmirësimin e konkurrencës së sektorit të bujqësisë dhe përforcimin e institucioneve publike në Maqedoninë e Veriut në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në BE.

“Harmonizimi i standardeve të sigurisë ushqimore me kërkesat e BE-së ka rëndësi vendimtare për rritjen e suksesshme të industrisë së përpunimit ushqimor dhe për qarkullimin e lirë të produkteve bujqësore në treg. Në këtë mënyrë do të përforcohet mundësia e ndjekjes së origjinës dhe përpunimit të produkteve, me ç’rast do të rezultojë me përmirësimin e qasjes në treg”, thekson Paolucci.

“Zbatimi i Projektit të modernizimit të bujqësisë i financuar nga Banka Botërore është pjesë e politikës sonë afatgjate për të siguruar zinxhirë të besueshëm dhe të sigurt të furnizimit me ushqim të shëndetshëm për qytetarët tanë. Përveç sistemit për asgjësimin e sigurt të nënprodukteve me origjinë shtazore, në kuadër të projektit do të ndërtojmë dy qendra blerëse në Strumicë dhe Resnjë dhe platformë logjistike-distributive në Shkup.

Shpreh mirënjohje të madhe për Bankën Botërore dhe Delegacionin e BE-së për përkrahjen që marrim, jo vetëm për këtë projekt, por edhe për të gjithë rrugën tonë të zhvillimit për anëtarësim në familjen evropiane”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

“BE-ја siguroi grant prej 4.5 milionë eurove që do të plotësojë huanë prej 4.5 milionë eurove nga BB-ja për ndërtimin e impianteve dhe vendosjen e sistemit modern për grumbullimin dhe trajtimin e nënprodukteve me origjinë shtazore, sipas standardeve më të larta të BE-së”, tha Geer.

Ai shtoi se bujqësia dhe prodhimi i ushqimit janë segmente shumë të rëndësishme për zhvillimin socio-ekonomik, si dhe për rritjen e punësimit në vend, kështu që Bashkimi Evropian sigurisht që do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme të sigurojë mjete të konsiderueshme për këtë sektor të rëndësishëm.

Projekti për modernizimin e bujqësisë është pjesë e Korinizës së partneritetit të Bankës Botërore për Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2019-2023.

Projekti është me vlerë prej 46 milionë eurove, prej të cilave me marrëveshjen e sotme të nënshkruar, BE-ja bashkëfinancon 4 milionë euro.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i konkurrencës në nënsektorët e përcaktuar të bujqësisë dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale të sektorit të bujqësisë për qasje në fondet evropiane.

Projekti përbëhet nga 4 komponentë që lidhen me promovimin e konkurrencës në sektorin e bujqësisë, qasje në trajnim dhe shërbime konsulente, vendosjen e sistemit për distribuimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore, si dhe përfurcimin e kapaciteteve institucionale për anëtarësimin në BE.

Mjetet nga granti prej 4 milionë eurove dhe 4.5 milionë nga huaja e Bankës Botërore për projektin kanë për qëllim vendosjen e sistemit për asgjesimin e sigurt të nënprodukteve me origjinë shtazore, i cili është në përputhje me legjislacionin e BE-së. Ai do të ofrojë kapacitet institucional dhe operativ për menaxhimin dhe asgjesimin nënprodukteve jo të dëmshme me origjinë shtazore në çdo kohë, mbrojtjen e shëndetit publik, mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe mjedisit jetësor, që do të thotë përpunimin e nënprodukteve pas sterilizimit paraprak.

Related posts

Nuredini: Kanioni i Matkës si zonë e mbrojtur ka mundësi të bëhet një nga destinacionet kryesore të eko-turizmit në vend

Pas një procesi të gjatë konsultativ, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në debatin e djeshëm publik prezantoi Draft-Ligjin për shpalljen…

Lista e dokumenteve

EUROPA 2030 – Programi zgjedhor 2024 – 2028 Kliko për të shkarkuar dokumentin Kliko për të shkarkuar dokumentin – Brief AL Kliko…