MASH po intensifikon shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit e shkollave fillore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po intensifikon shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasës së parë, të dytë, të katërt dhe të pestë në arsimin fillor. Sigurimi i materialeve të nevojshme mësimore për nxënësit e shkollave fillore po realizohet sipas dinamikës së caktuar.

Sot nxënësit e fshatit Llopat dhe Çerkez të Kumanovës, si dhe shkollat e Komunave të Sarajit, Strugës dhe Bogovinës, në përputhje me kontratat e botimit , do të marrin tekstet shkollore: Gjuhë Shqipe dhe Matematikë për klasën e parë, Shkenca Natyrore për klasën e parë, të dytë dhe të katërt, Histori dhe Shoqëri për klasën e katërt dhe të pestë, të gjitha në gjuhën mësimore shqipe.

Gjatë ditës së djeshme, po ashtu në përputhje me marrëveshjen e katërt, janë dorëzuar tekstet shkollore në gjuhën mësimore shqipe në Komunën e Likovës, Tetovës dhe Zhelinës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…