Besimi: Diskutohet intensivisht për përcaktimin e zgjidhjes së përbashkët sistematike për rritjen e pagave në administratën publike

Zgjidhja sistematike e miratuar dhe definuar bashkërisht me sindikatat është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme që do të sigurojë rritje të pagave të të punësuarve në sektorin publik. Zgjidhjet e pjesshme ose individuale do të pengojnë zgjidhjen sistematike, e cila është e nevojshme në drejtim të rritjes së vazhdueshme të pagave.

Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në deklaratën për mediat dhe bëri me dije se në këtë drejtim janë duke u zhvilluar diskutime intensive në kuadër të Këshillit Ekonomik dhe Social dhe pritet që të harmonizohet dhe definohet metodologjia.

“Në kuadër të Këshillit Ekonomik dhe Social, po diskutojmë në mënyrë intensive me sindikatat për të gjetur zgjidhje me të cilën do të vendoset metodologjia dhe do të prezentohet zgjidhja sistematike, me të cilën do të mbrohen të punësuarit në sektorin publik dhe standardi i tyre, sa i përket inflacionit. Bëhet fjalë për harmonizimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, që do të bëhet e vlefshme për të gjithë të punësuar në sektorin publik.

Procesi është definuar, negociatat po zhivllohen dhe presim harmonizimin dhe rrumbullaksimin e të gjithë procesit dhe metodologjisë”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në deklaratën për mediat dhe theksoi se zgjidhja e dakorduar do të ketë zbatim tranzitor, përkatësisht periudha e përshtatjes.

Ministri Besimi potencoi se pagat e të punësuarve në sektorin publik do të rriten edhe gjatë këtij viti, ndërsa kjo rritje do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes zgjidhjes sistematike, që do të përcaktohet së bashku me sindikatat.

Ai theksoi se është thelbësore të ketë zgjidhje sistematike, e cila do të definojë statusin dhe do të mbrojë standardin e të punësuarve, ndërsa njëkohësisht do të monitorojë produktivitetin e ekonomisë sonë.

Sipas ministrit, kjo do të jetë zgjidhje sistematike, si dhe zgjidhje për pagën minimale dhe pensionet. Krahas bisedimeve për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, po punohet edhe për zgjidhjen ligjore për pagat në sektorin publik. Ajo që po përgatitet, ashtu siç tha ministri, është në drejtim që qytetarët dhe ekonomia të kenë administratë publike efikase dhe profesionale.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…