Besimi: Emetimi i Euroobligacionit – proces i suksesshëm, mjete të siguruara me kosto më të ulët për buxhetin për shlyerjen e detyrimeve të vjetra

Strategjia që zbatuam gjatë emetimit të Euroobligacionit të nëntë ishte që të sigurohen mjete vetëm për mbulimin e Euroobligacionit të emetuar në vitin 2016 dhe detyrimet që maturojnë për shlyerjen e borxheve të vitit 2023 dhe kjo të bëhet me kosto më të ulët për Buxhetin dhe për qytetarët, për faktin se u emetua Euroobligacion me afat maturimi prej katër viteve në vend se shtatë vite sa maturohej paraprakisht. Ky ishte përcaktimi ynë për menaxhim prudent dhe të përgjegjshëm të financave, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Vendimi për sigurimin e 600 milionë eurove me emetim të Euroobligacionit, në vend të vlerës maksimale që ishte përcaktuar me vendim të Qeverisë është përshkak të përcaktimit tonë për të menaxhuar financat në mënyrë prudente dhe të përgjegjjshme dhe për të ulur koston ndaj qytetarëve. Realizuam transaksion të suksesshëm. Arritëm të siguronim kupon prej 6.25%”, tha ministri Besimi në intervistën për Temën e ditës në TV Sitel.

Siç deklaroi ministri, mjetet e siguruara nga Euroobligacioni janë për shlyerjen e detyrimeve, borxheve dhe Euroobligacionit, që maturojnë gjatë vitit 2023. Për mbulimin e deficitit, ministri shtoi se do të sigurohen rreth 157 milionë euro përmes programit me FMN-në, 72 milionë euro grant nga Komisioni Evropian, 100 milionë euro përkrahje makrofinanciare nga BE-ja dhe mjete shtesë nga linjat e tjera kreditore të favorshme si ato të BERZH-it, BEI-t, Bankës Botërore për realizimin e projekteve. Kontribut në këtë drejtim do të japin edhe reformat tatimore, si dhe tatimi i ri i solidaritetit, i cili nuk parashihet në Buxhet, por që do të kontribuojë në uljen e deficitit dhe nevojën për huamarrje.

Për pagat e të punësuarve në të gjithë administratën shtetërore, theksoi se, do të kërkohet zgjidhje sistemike sipas shembullit të pagës minimale dhe pensioneve dhe se po punohet për zgjidhje të tillë. “Qëllimi është që të kemi zgjidhje që do të jetë sistemike dhe e qëndrueshme, që do të mbrojë integritetin dhe standardet e të punësuarve dhe do të jetë bazë për profesionalizëm në administratë”, tha ministri Besimi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…