Besimi: Gjatë kësaj jave, Republika e Maqedonisë së Veriut pret përgjigje për përkrahjen nga Plani Evropian i Investimeve lidhur me projektet e parashtruara

Gjatë kësaj jave, Republika e Maqedonisë së Veriut pret përgjigje ndaj aplikimeve të parashtruara për katër projekte sa i përket përkrahjes përmes programit të Komisionit Evropian për përkrahje për Ballkanin Perëndimor. Këtë e theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi pas përfundimit të takimeve në Bruksel, duke theksuar se vendi ka aplikuar me katër projekte në fushën e transportit, mjedisit jetësor dhe energjetikës, me ç’rast priten rezultate nëse ato projekte do të përkrahen dhe lidhur me atë se sa do të jetë vlera e tyre.Me planin për rritje të përjshpejtuar ekonomike për pesë vitet e ardhshme planifikohen 4 miliardë euro investime nga sekori publik dhe 8 miliardë euro shtesë nga sektori privat. Këto investime të planifikuara, lidhja e tyre me Planin evropian të investimeve, si dhe mundësia për përkrahjen e tyre ishin temat e takimeve në Bruksel.Programi evropian i investimeve parasheh investime prej 9 miliardë eurove në Balkanin Perendimor për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027 dhe 20 miliardë euro mjete shtesë, që mund të tërhiqen përmes Fondit garantues nga sektori privat.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…