Besimi – Janovski: Nënshkruhet Marrëveshja shumëvjeçare për grant nga USAID-i, 8.2 milionë dollarë në vitin e parë

Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe përfaqësuesi i Zyrës së USAID-it në vend Erik Janovski, nënshkruan Marrëveshje për grant lidhur me partneritetin për zhvillim midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në prani të ambasadores së SHBA-së në vend, Kate Marie Burns. Bëhet fjalë për Marrëveshje pesëvjeçare lidhur me partneritetin për zhvillim, në kuadër të së cilës Republika e Maqedonisë së Veriut vetëm për vitin e parë do të marrë grant prej 8.2 milionë dollarë për arritjen e tre qëllimeve zhvillimore – përforcimin e konkurrencës ekonomike, rritjen e kontributit të të rinjve në shoqëri dhe uljen e korrupsionit.Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Financave Fatmir Besimi theksoi se SHBA-ja është partner shumëvjeçar dhe përkrahës i zhvillimit të vendit. Ai theksoi se, ndajmë vizion të përbashkët, përkatësisht demokraci multietnike të zhvilluar ekonomikisht, stabile si dhe gjithëpërfshirëse, e ardhmja e së cilit është vendosur fuqishëm në institucionet euroatlantike.– Me marrëveshjen që nënshkruam sot, USAID-i do ofrojë përkrahje për përforcimin e konkurrencës ekonomike, qëllim zhvillimor që duhet të kontribuojë në rritjen e produktivitetit, integrimin e zgjeruar të tregjeve rajonale euroatlantike dhe përforcimin e sigurisë. Në vijim, do të kontribuojë në drejtim të përfshirjes më të madhe të të rinjve në shoqëri, qëllim zhvillimor i orientuar në përforcimin e mundësive ekonomike dhe përmirësimin e vlerave sociale tek të rinjtë si dhe uljen e korrupsionit, qëllim zhvillimor që do të ndikojë drejt rritjes së llogaridhënies së sektorit publik, por edhe ngritjen kulturës për transparencë tek qytetarët – tha Besimi dhe shtoi se, këto qëllime përkojnë edhe me strategjitë dhe përpjekjet e Qeverisë, të cilat do të krijojnë sinergji dhe synimet do të realizohen më shpejt. “Korrupsioni minon qeverisjen e vendit, por gjithashtu saboton konkurrencën ekonomike, zvogëlon mundësitë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre. Kjo është arsyeja pse gjysma e përkrahjes së USAID-it përmes kësaj Marrëveshje orientohet drejt luftës kundër korrupsionit. Përmes kësaj marrëveshje, raportet tona me vendin tuaj si anëtari më i ri i NATO-s, tashmë nuk janë në relacion donator- pranues. Tani kemi raporte bilaterale të ridefinuara – si aleatë. E përshëndesim këtë progres të vendit dhe kontributin e tij në aleancën NATO-s, por edhe me padurim presim që një ditë ta shohim Maqedoninë e Veriut në rolin e donatorit”, tha ambasadorja e SHBA-së Kate Marie Burns.”Përmes USAID-it, Qeveria e SHBA-së ka investuar mbi 830 milionë dollarë asistencë zhvillimore për vendin që nga viti 1993. Marrëveshja që nënshkruam sot, rregullon kushtet e përkrahjes sonë gjatë pesë viteve të ardhshme, me ç’rast 8.2 milionë dollarë janë ndarë për vitin e parë. Por, të jemi realistë: qëllimi i vërtetë i një vendi është t’i japë fund nevojës për asistencë zhvillimore. Kështu me këtë marrëveshje të re, raportet tona shndërrohen në partneritet strategjik, përmes të cilit vendi ndërmerr dhe avancon zhvillimin e tij. Jemi krenarë për përkrahjen e ofruar dhe mundësinë e bashkëpunimit në prioritetet tuaja zhvillimore, së bashku me sektorin privat, donatorët dhe shoqërinë civile”, tha përfaqësuesi i Zyrës së USAID-it Erik Janovski.Drejt realizimit të këtyre qëllimeve, Qeveria e SHBA-së do të bashkëpunojë edhe me pushtetet – qendrore dhe lokale, por gjithashtu drejtpërdrejt edhe me aktorët e interesuar socialë si biznesmenët dhe të rinjtë.Për përforcimin e konkurrencës ekonomike, Qeveria e SHBA-së do të bashkëpunojë me sektorin privat në drejtim të stimulimit të konkurrencës ekonomike dhe gjetjen e zgjidhjeve inovative për nxitjen e integrimit rajonal.Parashihen edhe aktivitete për përkrahjen e sektorit energjetik të Maqedonisë së Veriut, me qëllim të përmirësimit të sigurisë, mëvetësimit të sistemit energjetik përmes reformës së orientuar ligjore dhe tregtare dhe qasjes në investime dhe teknologji perëndimore. Aktiviteti do ndihmojë Qeverinë që të rrisë investimet në prodhimin e brendshëm të energjisë dhe reduktimin e varësisë energjetike përmes sigurimit të ndihmës teknike për studimet e fizibilitetit.Rritja e kontributit të të rinjve në shoqëri do të nxitet përmes aktiviteteve të orientuara drejt 1) përkrahjes së mundësive ekonomike që janë atraktive për të rinjtë; 2) përforcimit të aftësive për vende pune adekuate dhe avancimit në karrierë; dhe 3) promovimit të vetëbesimit dhe vlerave qytetare tek të rinjtë, si lidershipi, përgjegjësia, ligjshmëria dhe përpjekja për arritje.Parashihen aktivitete që do të përkrahin institucionet qeveritare, sektorin privat, shoqërinë civile dhe qytetarët në luftën kundër korrupsionit. Do të promovohet llogaridhënia në punën e institucioneve publike ndërsa institucionet qeveritare do të angazhohen në mënyrë konstruktive në drejtim të përmirësimit të efektivitetit dhe transparencës gjatë shpenzimit të mjeteve publike. Gjithashtu edhe aktivitete në gjyqësi dhe Qeveri me qëllim të zbatimit të kodit të etikës dhe përmirësimit të transparencës së institucioneve shtetërore, agjencive dhe vetëqeverisjes lokale si pjesë e Strategjisë së vendit për transparencë.SHBA-ja përmes USAID-it, që nga viti 1993 e deri më tani, ka investuar rreth 830 milionë dollarë në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria e SHBA-së ofron përkrahje të rëndësishme për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë zbatimit të aktiviteteve që orientohen drejt rritjes ekonomike, stabilitetit dhe përforcimit të praktikave demokratike dhe institucioneve.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…