Besimi: Ligji i ri për kontroll të brendshëm financiar për rritjen e llogaridhënies së institucioneve

Sistem i ri i udhëheqjes llogaridhënëse në menaxhimin financiar dhe kontrollin e institucioneve të sektorit publik do të krijohet me ligjin e ri për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi, në një diskutim publik për Propozim ligjin e ri.Në periudhën e ardhshme, Ministria e Financave do të punojë së bashku me institucionet e tjera në përpilimin e akteve interne për proceset kryesore të menaxhimit dhe kontrollit financiar përmes të cilave do të përforcohet kontrolli i brendshëm.“Risi sa i përket këtij ligji është se krijohet një sistem i ri për udhëheqje llogaridhënëse në lidhje me menaxhimin dhe kontrollin financiar, sipas të cilin rritet roli i udhëheqësit të shfrytëzuesit buxhetor amë dhe rritet përgjegjësia para udhëheqësit të subjektit”, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi. Qëllimi i këtij ligji, siç potencon Besimi është përforcimi i kontrollit të brendshëm financiar, përmes rritjes së përgjegjësisë dhe llogaridhënies së personave udhëheqës.Është e rëndësishme që ky ligj të zbatohet nga të gjitha subjektet e sektorit publik, duke përfshirë edhe ndërmarrjet në pronësi publike, ndërsa kontrollet e brendshme financiare do të zbatohen vetëm në bazë të akteve interne me të cilat secili subjekt nga sektori publik do t’i krijojë procedurat për zbatimin e proceseve kryesore të menaxhimit dhe kontrollit financiar.Me këtë Propozim ligj, gjithashtu sigurohet pavarësia organizative dhe funksionale të revizionit të brendshëm, si dhe kushtet që duhet t’i përmbushin udhëheqësit e njësive për revizion të brendshëm dhe revizorët e brendshëm.Njëkohësisht, për shkak të progresit të zhvillimit të sistemit për menaxhim dhe kontroll financiar dhe revizion të brendshëm në sektorin publik, në Ministrinë e Financave do të formohet Këshilli për kontrollin e brendshëm financiar në sektorin publik, si dhe një organ këshillimor pa autorizime udhëheqëse. Anëtarët e këtij këshilli do të emërohen dhe shkarkohen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të ministrit të Financave. Ligji u përgatit në kuadër të IPA tuining projekteve “Përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të kontrollit të brendshëm” dhe “Përforcimi i planifikimit të buxhetit, realizimit dhe funksionet e kontrollit të brendshëm”, në zbatimin e të cilave ishin të përfshirë edhe ekspertë nga Kroacia.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…