Besimi: Mbështetje e fuqishme nga Banka Botërore gjatë kohës së ballafaqimit me pandeminë

Ministri i Financave Fatmir Besimi mori pjesë në takimin me presidentin e Grupit të Bankës Botërore dhe Konstituencës holandeze të BankëS Botërore, ku antare është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Përveç presidentit të Bankës Botërore Dejvid Malpas, mori pjesë edhe Ana Bjerde, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Georgina Bejker, zëvendëspresidente e IFC-së për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe Kun Dejvidse drejtor ekzekutiv i Bordit të drejtorëve të Bankës Botërore.Në këtë takim u diskutua për mbështetjen e Bankës Botërore në trembëdhjetë vendet e Konstituencës holandeze, si dhe për ballafaqimin e krizës së shëndetësisë dhe atë ekonomike të shkaktuar nga pandemia me Covid-19. Guvernatorët e vendeve e potencuan rëndësinë e mbështetjes financiare që banka e siguroi në periudhën e kaluar si përgjigje urgjente ndaj sfidave të shkaktuara nga kriza.Ministri Besimi, iu referua tre pakove të deritanishme të masave të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut si përgjigje urgjente për zbutjen e efekteve të pandemisë dhe njëkohësisht të pakos së re të katërt të masave në drejtim të rikuperimit të ekonomisë së Maqedonisë.Pas anëtarësimit të vendit në NATO dhe njoftimit për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe periudhën e stabilitetit politik që vijon, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të përqendrohet në arritjen e rritjes së qëndrueshme, inkluzive përmes thellimit të reformave strukturore në drejtim të forcimit të konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë.Nga ana e presidentit Malpas dhe zëvendëspresidentëve Bjerde dhe Bejker u konfirmua mbështetja që ky institucion ndërkombëtar financiar do t’ia sigurojë rajonit, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, në formën e huave dhe transferimit të njohurive dhe përforëcimit të kapaciteteve të institucioneve nacionale. Njëkohësisht u potencua nevoja për një qasje të koordinuar dhe partneritet me institucionet e tjera financiare si FMN-ja, IFC-ja, MIGA dhe institucionet financiare të BE-së. Gjithashtu u theksua se në periudhën e ardhshme, fokusi do të jetë në përforcimin e zhvillimit të kapitalit njerëzor, dixhitalizimin dhe rritjen e mbështetjes për sektorin privat përmes qasjes më të lehtë në financim.Në fund, ministri Besimi u falenderua për mbështetjen e deritanishme që Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga Grupi i Bankës Botërore, zbatuar përmes Strategjisë katërvjeçare të bashkëpunimit për vitin 2019-2023, në kuadër të së cilës zbatohen projekte ku pritet një efekt pozitiv në rritjen ekonomike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…