Besimi: Me rishpërndarjen sigurohet pagesa e garantuar e rritjes së pagave, pensioneve dhe përkrahjes së ekonomisë

Propozimi i vendimit për shpërndarjen e mjeteve ndërmjet  shfrytëzuesve buxhetorë është vendim për rialokimin e mjeteve për pagesën e pagave të rritura për të punësuarit e sektorit publik, nga ky muaj, fakt ky për të cilin jemi dakorduar me sindikatat, pagesën e rritjes së pensioneve për 6% për pensionistët nga tetori, që është sipas metodologjisë që kemi përcaktuar së bashku, pagesën e mjeteve për të drejtat sociale, më shumë mjete për subvencione bujqësore, për medikamentin Trikafta për 55 pacientë dhe për matësit për personat me diabet.

Kështu theksoi sot në Kuvend, ministri i Financave, Fatmir Besimi, në seancë plenare ku filloi debati për Propozimin e vendimit të plotësuar për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë, i cili ka 8 amendamente që janë pranuar në kuadër të debatit në komision.

“Vlera e këtij rialokimi është rreth 300 milionë euro, që kryhet pa u rritur deficiti, ndërkaq sigurohen mjete për të gjitha shpenzimet e parapara”, theksoi ministri Besimi dhe shtoi se ai është kryer në zërat ku ka më pak dinamikë të realizimit, përmes kursimeve dhe rritjes së të hyrave nga kontributet.

Për pagesën e pagave të rritura të muajve tetor, nëntor dhe dhjetor për të gjithë të punësuarit në administratën publike janë siguruar 4.25 miliardë denarë, për pensionet e rritura prej 6% të pensionistëve janë siguruar 3.5 miliardë denarë, për përkrahejn e kompanive vendase dhe atyre të huaja janë siguruar 1.8 miliardë denarë, për subvencionet – 800 milionë denarë, për pagesën e personave me të drejtën sociale për ndihmën minimale të garantuar – 600 milionë denarë, si dhe për rritjen e vlerës së  shujtës studentore dhe bursave për nxënësit dhe studentët janë siguruar 290 milionë denarë.

260 milionë euro për përkthime, shtypje dhe blerje të teksteve për arsimin fillor dhe të mesëm, 110 milionë denarë për trajtimin e murtajës afrikane, 100 milionë denarë për blerjen e medikamentit “Trikafta” për 55 pacientë, si dhe 20 milionë denarë për sensorët e matjes dixhitale të diabetit.

“Garantojmë se gjatë këtij viti, Buxheti do të jetë likuid dhe do të përmbushen obligimet për pagesën e pagave, pensioneve dhe obligimeve tjera, si dhe për mjetet lidhur me përballimin e sfidave gjatë krizës”, tha ministri i Financave Fatmir Besimi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…