Besimi-Müller: Prioritete për bashkëpunim në të ardhmen me KfW-në janë elektranat me erë dhe ato fotovoltaike, si dhe projektet e tjera energjetike

Parku i elektranave me erë – Miravc, dy elektranat fotovoltaike në afërsi të TEC Manastir, modernizimi dhe rikonstruimi i kompleksit – Energjetika dhe Ngrohtorja Solare – Manastir, janë projektet për të cilat banka KfW ka shprehur interes për përkrahjen lidhur me realizimin e tyre në vendin tonë. Gjatë takimit të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, me drejtorin e Sektorit për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfW, Klaus Müller është diskutuar mbi portofolin aktual të projekteve, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm me bankën në fjalë. Aktualisht, KfW-ja financon projekte me vlerë prej 180 milionë eurove.

Në këtë takim, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen që RMV-ja e merr nga banka KfW-ja. Bëhet fjalë për programin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ujitjen në vlerë prej 80 milionë eurove, rehabilitimin e hidroelektranave në vlerë prej 25 milionë eurove, fazën e dytë të parkut të turbinave me erë në Bogdanc me përkrahje të bankës KfW në vlerë prej 18 milionë eurove, vendosjen e ngrohtores së Manastirit në vlerë prej 39 milionë eurove nga banka KfW, rikonstruimin e konvikteve studentore në vlerë prej 20 milionë eurove etj.

“Përkrahja që e marrim nga banka KfW për ne ka rëndësi të madhe, ndërsa aktualisht, me rëndësi të veçantë është përkrahja në sektorin e energjetikës, që presim të vazhdojë me tempo edhe më të madhe në të ardhmen” theksoi ministri Besimi.

Banka KfW, po ashtu, e përgëzoi bashkëpunimin paraprak dhe shprehu interesim në këtë drejtim edhe në të ardhmen, kryesisht në fushën e energjetikës dhe burimeve të qëndrueshme të energjisë.

Banka  zhvillimore e KfW-së është pjesë e Grupacionit Bankar KfW. Banka, siguron kapital afatgjatë dhe nxit investime në infrastrukturë, sisteme financiare dhe  mbrojtje të mjedisit jetësor. Misioni i saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut është promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm, përkrahja e procesit të tranzicionit dhe përkrahja për anëtarësim në BE. KfW-ja në Republikën e Maqedonisë së Veriu është aktive që nga viti 1992.

Republika Federale e Gjermanisë është përkrahësja dhe partnerja jonë kyçe në rrugën drejt eurointegrimeve, si dhe partnerja jonë më e rëndësishme tregtare. Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, deri më tani ka investuar 500 milionë euro në vend.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…