Besimi në takim me kontabilistët: Së bashku do punojmë për ligj të ri që do të avancojë profesionin e kontabilitetit

Ligji i ri për punët e kontabilitetit i cili do të jetë në harmonizim me direktivat e BE-së dhe praktikat evropiane në drejtim të avancimit të profesionit të kontabilitetit, po përgatitet në bashkëpunim me odat ekonomike. Ministria e Financave, përmes procesit inkluziv të bashkëpunimit me odat dhe palët e tjera të interesuara, me të cilin do të mund të japin mendimet dhe propozimet e tyre për procesin e përgjithshëm, po përgatit ligj të ri që do të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm dhe vetërregullim të profesionit të kontabilitetit, vendosje dhe zbatim të standardeve profesionale dhe mbrojtje të interesit publik. Në këtë drejtim, sot në Ministrinë e Financave u realizua takim me të gjithë palët e interesuara. – Besoj se qëllimin  e kemi të përbashkët, përkatësisht, në proces të përbashkët të bashkëpunimit të përcaktojmë zgjidhjet që do të jenë në interes të të gjithë kolegëve tuaj, atyre që dëshirojnë të merren me këtë profesion, si dhe në interes të të gjithë atyre që i shfrytëzojnë shërbimet e kontabilitetit. Përveç kësaj, kemi detyrim që zgjidhjet të jenë sipas rregullave të vetme evropiane në lidhje me ofrimin e shërbimeve dhe standardeve të njohura ndërkombëtarisht në këtë sferë. Me ligjin e ri është e nevojshme të mundësohet hyrje sa më e lehtë në këtë profesion, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi. Përveç kësaj, ai shtoi se është e nevojshme të përmirësohet vazhdimisht procesi i zhvillimit profesional sipas standardeve të njohura ndërkombëtarisht dhe të mundësohet përfshirje dhe transparencë më e madhe në punën e Institutit të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar.Me dispozitat e reja, Instituti do të fillojë dhe vazhdimisht jetë i detyruar të përkthejë standardet ndërkombëtare të raportimit financiar dhe do të vendosë standardet e duhura për hyrjen e Institutit në IFAC,  theksoi ministri.Propozim ligji, siç informoi ministri, do të dorëzohet në odat ekonomike gjatë javës së ardhshme me ç’rast priten komentet dhe propozimet e tyre deri në fund të muajit mars përpara publikimit të ligjit në RNER.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…