Besimi: Nivel më i lartë historik i kthimit të mjeteve të TVSH-së ndaj ekonomisë me vlerë prej 500 milionë eurove

Vendi, me një periudhë prej vetëm 9 muajve, këtë vit ka realizuar kthimin e TVSH-së ndaj ekonomisë me vlerë prej 30.7 miliardë denarëve. Ky është niveli më i lartë historik i kthimit të mjeteve të TVSH-së ndaj ekonomisë deri më tani. Për krahasim, vlera e kthyer ndaj kompanive gjatë nëntë muajve të këtij viti është 48.9% më shumë krahasuar me kthimin e TVSH-së kryer për 12 muajt e vitit 2021, ndërsa krahasuar me vitin 2020 dhe 2019 kjo përqindje është mbi 70%, respektivisht 72.8% dhe 75.5%. Kjo tregon përforcimin e mbikëqyrjes inspektuese nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, efikasitetin më të madh në arkëtimin e të hyrave tatimore dhe kështu mundësohet realizimi i përshpejtuar i kthimit të TVSH-së.
Të dhënat për kthimin e TVSH-së sipas viteve tregojnë se kjo vlerë është në rritje nga viti në vit. Kështu që, për tërë vitin 2019 është kryer kthim prej 17.5 miliardë denarëve, në vitin 2020 janë kthyer 17.8 miliardë denarë, në vitin 2021, 20.6 miliardë denarë dhe në vitin 2022 vetëm për nëntë muaj janë kthyer 10.1 miliardë denarë më shumë krahasuar me vitin 2021.
Kthimi i TVSH-së në nëntë muajt e vitit 2022 është 19.3 miliardë denarë më i lartë sesa kthimi i TVSH-së në të njëjtën periudhë të vitit 2014. Sipas viteve, kthimi i TVSH-së në vitin 2014 për të njëjtën periudhë ka qenë në vlerë prej 11.4 miliardë denarëve, në vitin 2015 prej 12.1 miliardë denarëve, në vitin 2016 prej 11.6 miliardë denarëve, në vitin 2017 prej 13.8 miliardë denarëve, në vitin 2018 prej 17.5 miliardë denarëve, në vitin 2019 dhe 2020 prej 18.2 miliardë denarëve, ndërsa në vitin 2021 kthimi i TVSH-së ka qenë në vlerë prej 30.7 miliardë denarëve.
Kthimi i TVSH-së ndaj ekonomisë nënkupton përkrahje të likuditetit dhe konkurrencës së kompanive, ndërsa është veçanërisht e rëndësishme që të kryhet rregullisht dhe në kohë, me ç’rast kjo u jep garanci kompanive, ndërsa është veçanërisht e rëndësishme në kushtet e krizës, siç është rasti me pandeminë Kovid-19 gjatë viteve të kaluara dhe krizën aktuale energjetike dhe të çmimeve.
Kjo dinamikë në procesin e kthimit të TVSH-së, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke marrë parasysh se ky proces do të jetë tërësisht i automatizuar.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…