Besimi: Pagat e të punësuarve në sektorin publik do të rriten në mënyrë sistemike, përmes metodologjisë së përcaktuar të dinamikës së rritjes 

Pagat e të punësuarve në sektorin publik do të përcaktohen përmes Ligjit të Pagave, ku në të ardhmen në bazë të tij, do të përcaktohen rregullat sipas së cilave do të rregullohen pagat në institucionet publike, si dhe Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, që do të përmbajë metodologjinë për zgjidhje sistemike të dinamikës së rritjes së pagave të të punësuarve në sektorin publik.

Këtë e theksoi  ministri i Financave, Fatmir Besimi, sot në takimin me gazetarët, ku potencoi se miratimi i Ligjit të Pagave është proces afatgjatë, proces që duhet të përfundojë me miratimin e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, që përfshin metodologjinë mbi rritjen e pagave të të punësuarve në sektorin publik.

“Marrëveshja e përgjithshme kolektive është çështje që diskutohet në kuadër të Këshillit Ekonomik dhe Social. Javën e kaluar, kishim takim dhe jam optimist për gjetjen e zgjidhjes. Ishin dy propozime, paga bazë të jetë paga minimale ose paga mesatare. Të dyja propozimet janë të pranueshme për ne. Është reformë e madhe, e cila nuk bëhet për një vit dhe duhet të ketë një periudhë tranzicioni”, theksoi ministri Besimi.

Ministrja thekson se cilado zgjidhje që të pranohet duhet të jetë e qëndrueshme, të sigurojë paga të mira dhe të denja për të punësuarit dhe të mbrojë standardin e jetesës dhe lëvizjet inflacioniste. Ashtu siç u vendosën sistemet me pagën minimale dhe pensionet, ashtu do të vendoset edhe sistemi i pagave për të punësuarit në sektorit publik, në të cilin rritja e pagave do të marrë parasysh koston e jetesës dhe performancën e ekonomisë, përkatësisht pagën mesatare.

“Në vitet e kaluara ka pasur rritje të pagave në më shumë sektorë në sektorin publik dhe me zgjidhjen sistemike kjo rritje do të vazhdojë”, tha ministri i Financave, i cili shtoi se zgjidhja për rritjen e pagave duhet të zbatohet nga viti i ardhshëm, sepse të gjitha reformat që duhet të zbatohen duhet të parashikohen në kornizë afatmesme. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…