Besimi: Pakoja e katërt e masave ka tre shtylla – sociale, rikuperim të biznesit dhe stabilitet fiskal dhe financiar

Paketa e katërt e masave do të bazohet në tre shtylla – sociale dhe shëndetësore të cilat do të zbatohen për qytetarët dhe standardin e tyre, shtylla e dytë do të dedikohet për bizneset për aktivitetin ekonomik dhe vendet e punës, të gjitha aktivitetet që përfshijnë likuiditet, stabilitet financiar dhe rimëkëmbje ekonomike dhe shtylla e tretë është stabiliteti fiskal dhe ai financiar në ekonomi në përgjithësi, duke përfshirë stabilitetin financiar të komunave. Këtë e kumtoi ministri i Financave Fatmir Besimi i ftuar në emisionin Ekonomski Magazin në televizionin Alsat-M.- Kjo do të jetë korniza e paketës së katërt dhe do të jetë më e targetuar sa i përket asaj që kemi vërejtur se si ishte realizimi i paketave paraprake, paketave aktuale dhe asaj që presim të realizohet. Do të ketë masa që janë të njohura deri më tani, të cilat kanë treguar rezultate, ato ose do të ridizenjohen, do të ketë masa që kanë përfunduar rolin e tyre dhe nuk do të përsëriten ose do të ketë përsëri masa të reja, do të thotë tre kategori – thotë Besimi.Ai thekson se, që të sigurohen mjete për paketën e katërt të masave, do të realizohet riprogramim ose rialokim i mjeteve nga buxheti ekzistues, ku do të shihet se ku do mund të shkurtohen mjete që kanë të bëjnë me pozicionet që në përputhje me dinamikën nuk do të realizohen plotësisht deri në fund të vitit, eventualisht, nëse ka ndonjë nevojë që pjesa tjetër e financimit që nuk do të mund të realizohet nga buxheti, do të realizohet me anë të borxhit publik.- Do të shohim për riakolimin e mjeteve dhe eventualisht për finncim shtesë, nëse do të jetë nga baza rezerve e buxhetit ose do të ketë hua shtesë, kjo do të finalizohet ditën e fundit kur do të informohemi se sa mund të shkurtojmë nga buxheti aktual. Por, sidoqoftë, paketa duhet të ketë financim të sigurt, madje edhe me borxh publik – tha Besimi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…