Besimi: Pas suksesit të fletobligacionit të qytetarëve, sot mbahet ankandi për fletobligacionin e gjelbër, me ç’rast do të vijojnë edhe fletobligacionet projektuese

Pas fletobligacioneve të qytetarëve dhe fletobligacioneve të gjelbra, për të cilat sot mbahet ankandi, në tregun e kapitalit do të vendoset edhe një instrument i ri financiar, fletobligacioni projektues, njoftoi ministri i Financave, Fatmir Besimi për faqen rajonale SeeNews.
„Ministri i Financave planifikon vendosjen e instrumentit të ri në treg që do të jetë i destinuar për financimin e projekteve infrastrukturore, që është pjesë e strategjisë së re për diversifikimin e ofertës në tregun e kapitalit”, theksoi ministri Besimi.
Ministri shton se fletobligacionet e reja projektuese paraqesin mënyrë alternative për investitorët institucionalë për financimin e projekteve infrastrukturore. Ai iu referua edhe fletobligacioneve të qytetarëve dhe fletobligacioneve të gjelbra tashmë të vendosura.
“Ministria e Financave në muajin korrik të këtij viti emetoi fletobligacionet e qytetarëve dyvjeçare në vlerë prej 1.448 miliardë denarëve (23.6 milionë euro, me normë interesi fiks prej 5% në nivel vjetor, që është dyfishi i vlerës së planifikuar prej 600 milionë denarëve. Ministria e Financave tashmë është duke përgatitur emetimin e dytë të fletobligacioneve të qytetarëve”, theksoi ministri i Financave dhe shtoi se ky është instrument që do të jetë vazhdimisht i pranishëm në tregun e kapitalit dhe do të jetë në dispozicion të qytetarëve.
Siç thekson ministri, sot mbahet ankandi për fletobligacionet e gjelbra, ku priten 10 milionë euro, të cilat do të shfrytëzohen për projektet e gjelbra nëpërmjet Fondit të Efikasitetit Energjetik në Bankën Zhvillimore.
Ai nënvizoi se llojet e reja të letrave shtetërore me vlerë janë pjesë e Strategjisë së menaxhimit të borxhit publik dhe Strategjisë së zhvillimit të tregut të letrave me vlerë, të cilat janë në përputhje me Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike që përfshijnë komponentin zhvillimor, si dhe janë të orientuara drejt përkrahjes së projekteve të planifikuara dhe janë në përputhje me buxhetin.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…