Besimi për Bloomberg Adria: Presim interes më të madh nga bankat dhe institucionet për fletobligacionin e gjelbër, për qytetarët fletobligacion i ri në muajin tetor

 Ankandi për fletobligacionin e gjelbër, për të cilin këtë javë u publikua prospekti, do të mbahet më 3 tetor, ditën e martë, me ç’rast presim interes të madh në këtë drejtim, para së gjithash nga bankat dhe institucionet, ndonëse është e destinuar për qytetarët.Kjo u theksua nga ministri i Financave, Fatmir Besimi gjatë një interviste për “Bloomberg Adria”, ku bëri të ditur se do të emetohet edhe një emetim tjetër i ri i fletobligacionit të qytetarëve. “Vlera e emetimit të fletobligacioneve të gjelbra është 10 milionë euro, me periudhë vlefshmërie dyvjeçare, me interes vjetor 4.7% dhe do të mund të aplikojnë bankat, institucionet dhe qytetarët. Presim interesim më të madh, mbi të gjitha nga bankat dhe institucionet, sepse është instrument i ri që nënkupton vlerë shtesë, jo vetëm vlerë financiare, në bilancin e bankave dhe kompanive”, thekson ministri Besimi. Ai thekson se paratë do të destinohen në Fondin e Efikasitetit Energjetik, në Bankën Zhvillimore, ku do të përkrahen projektet e gjelbra, përkatësisht projektet me efikasitet energjetik dhe projektet në burime të ripërtëritshme të energjisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat do të ndihmohen në financimin me kushte të favorshme. Në intervistë, ministri theksoi se, emetimi i ri i fletobligacionit të qytetarëve do të jetë 10 milionë euro. “Atë planifikojmë ta emetojmë gjatë muajit tetor. Do të jetë 10 milionë euro në kundërvlerë me denarë. Por, e gjithë oferta do të pranohet për aq kohë sa qytetarët të shfaqin interes. Norma e interesit do të jetë 5%. Bëhet fjalë për fletobligacion dyvjeçar, i cili do të emetohet në vazhdimësi. Në të ardhmen, ato do jenë pjesë në treg, gjegjësisht do të ketë vazhdimisht fletobligacione të qytetarëve në tregjet tona financiare”, theksoi Besimi. Ministri gjatë intervistës theksoi se janë emetuar edhe fletobligacione strukturore, të cilat janë destinuar për komunat dhe se, aktualisht, ato janë emetuar për Komunën e Tetovës në vlerë prej 4.5 milionë eurove, Komunën e Zhelinës në vlerë prej 1 milionë eurove dhe për Komunën e Vinicës me vlerë pak më të ulët. Siç tha ministri, kërkesë ka dorëzuar edhe Komuna e Kërçovës, por ajo hoqi dorë në momentin e fundit.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…