“Projekti për sistemin e integruar të informacionit të menaxhimit financiar, i cili do të mundësojë monitorimin e integruar të të hyrave dhe shpenzimeve nga planifikimi i tyre deri në implementimin e plotë, si dhe projektet për rrugët lokale, inovacionin dhe konkurrencën dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të komunave janë projektet prioritare që duhet të jenë realizuar në kuadër të strategjisë katër vjeçare të partneritetit që Republika e Maqedonisë së Veriut ka me Bankën Botërore”, kështu u theksua në këtë takim midis ministrit të Financave, Fatmir Besimi, guvernatores Anita Angellovska Bezhoska dhe ekipet e ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Ana Bjerde, i cili u zhvillua në kuadër të Takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për marrëveshjen që do të mundësojë zbatimin e Projektit për ballafaqim urgjent me Covid-19, që u nënshkrua këtë javë. Në të njëjtën kohë u diskutua edhe projekti për modernizimin e bujqësisë, realizimi i të cilit do të mundësohet pas miratimit të Ligjit për huamarrje, i cili është në procedurë parlamentare.Në kuadër të Takimeve vjetore, ministri gjithashtu realizoi takim edhe me Georgina Bejker, zëvendëspresidente e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore. Në bashkëpunim me IFC-në, disa projekte janë duke u zbatuar aktualisht, ndër të cilat edhe projekti për Lidhjen e kompanive të Ballkanit Perëndimor në zinxhirin prodhues të vlerave. Projekti do të ndihmojë në krijimin e një platforme elektronike rajonale që do të lidhë NVM-të vendore me kompanitë lokale dhe globale, për të cilat po zhvillohet platforma. Në kuadër të këtij projekti, do të punohet edhe në azhurnimin dhe thellimin e kapacitetit të firmave vendore.