Besimi: Politikat e qëndrueshme fiskale dhe ekonomike si dhe korniza fiskale kontribuan në ruajtjen e rejtingut kreditor në kushte të pandemisë

– Ruajtja e rejtingut kreditor në nivelin e njejtë bazohet në faktin se masat kishin efektin e tyre në zbutjen e krizës. Ekonomia jonë gjatë këtij viti, siç është cekur në projeksionet tona, do të dalë nga kriza, gjegjësisht do të ketë rezultat ekonomik dhe rritje të BPV-së. Korniza fiskale, politikat e qëndrueshme fiskale dhe masat ekonomike kontribuan në ruajtjen e rejtingut kreditor, kështu e komenton ministri i Financave, Fatmir Besimi, konfirmimin e rejtingut kreditor të RMV-së nga ana e Agjencisë kreditore “Standard & Poor’s”, në deklaratën e tij për televizionin Sitel.Sa i përket rreziqeve të theksuara, ministri Besimi thotë se njëri prej tyre është i natyrës joekonomike, siç është përkeqësimi i situatës së pandemisë, ndërsa i dyti i referohet perspektivës evropiane dhe fillimit të negociatave që do të ndikojnë mbi investimet. Fillimi i negociatave dhe aktivitetet e reformave pritet që të përmirësojnë rejtingun.Parashikimi i qëndrueshëm, siç vërehet në raportin e publikuar nga Agjencia kreditore për RMV-në, pasqyron pritjet se rimëkëmbja e projektuar ekonomike e vendit tonë do të ndihmojë në kufizimin e deficitit të jashtëm dhe fiskal në vitin e ardhshëm.Agjencia thekson se rejtingu mund të rritet nëse reformat e vazhdueshme strukturore forcojnë kapacitetet institucionale njëkohësisht, duke ruajtur politikat fiskale të qëndrueshme.Aspiratat e vendit tonë për anëtarsim në BE, mund të paraqesin bazë për përmirësime të tilla institucionale dhe përparim të reformave strukturore, thuhet në raport. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…