Besimi: Prioritet hapja e vendeve të reja të punës dhe ulja e papunësisë

“Ne si ministri e financave qëndrojmë së bashku përball një sfide, do të bëjmë përpjekje që në mënyrë të suksesshme të kalojmë të gjitha ndikimet që ka kjo krizë në ekonominë tonë. Jemi në krizën më të madhe ekonomike që përfshinë gjeneratën tonë. Kjo krizë është e përfshire në nivel botëror. Detyra jonë është që sa më parë të kthehemi në një rrugë që do të sjell një ekonomi solide me paga më të madha, hapje të vendeve të reja të punës dhe uljen e papunësisë”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i financave duke shtuar se krijimi i vendeve të reja të punës dhe ulja e papunësisë, do të jenë prioriteti kryesor në mandatin e tij si përfaqësues i qeverisë dhe si i pari i Ministrisë së Financave.“Do të punojmë në mënyrë transparente dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me Odat Ekonomike”, tha Besimi duke shtuar se gjendja ekonomike është serioze, por që sipas tij zgjidhje ka.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…