“Ministria e Financave vitin e ardhshëm parashikon të zbatojë reformën më të madhe në sferën e tregut të kapitalit. Ligji ekzistues për letrat me vlerë do të zëvendësohet mr dy ligje të reja: Ligji për instrumentet financiare dhe Ligji për prospekte për letrat me vlerë dhe detyrimet e emetuesve për transparencë. Me këtë reformë do të krijohen kushte për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja në tregun financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të sigurohet nivel më i lartë i stabilitetit të tregut, do të përforëcohen autorizimet e organeve mbikëqyrëse dhe do të përmirësohet mbrojtja e investitorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve të tregut”, tha ministri i Financave, në ngjarjen “Bursat në vitin 2020 – shqyrtim i tregjeve lokale dhe globale”, në organizim të Bursës maqedonisë.Në pjesën e ofertës së letrave me vlerë, në vitin 2021, informoi ministri, pritet që të realizohen emetimi i nëntëmbëdhjetë dhe i njëzetë i fletëobligacioneve për denacionalizim, si dhe të vazhdohet me emetimin e fletëobligacioneve në vazhdimësi.Me ndihmën teknike nga Banka Botërore, fillon të përgatitet edhe Ligji për menaxherët e fondeve alternative të investimev. Me këtë ligj, i cili do të jetë në harmonizim të plotë me Direktivën për menaxherët e fondeve alternative të investimeve dhe Rregulloren për fondet me kapital të rrezikuar, do të përforcohen rregullat dhe procedurat për punën e fondeve private investuese, do të përcaktohet procedura e licencimit të menaxherëve të fondeve private investuese dhe do t’i jepet kompetencë Komisionit të letrave me vlerë për supervizionin e tyre.Për dallim nga treguesit negativë në sektorin real, në Bursën maqedonase, këtë vit vërehet vëllim dukshëm i rritur i tregtisë me letra me vlerë. Kjo situatë në Bursë, siç sqaroi ministri është rezultat i pasigurisë së shkaktuar nga kriza e koronës, e cila kontribuoi në ridestribuimin e pronësisë së kapitalit nga investitorë që nuk janë të gatshëm për rrezik, tek investitorët që janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe më të larta me qëllim të arritjes së rendimenteve më të larta në ardhmen.Në periudhën janar – nëntor të vitit 2020, vëllimi i tregtisë në Bursë është rritur për 11.0% që në pjesë më të madhe i dedikohet tregtisë klasike me akcizat, që është rritur për 58.4% në raport me periudhën e njejtë të vitit 2019. Vëllimi i rritur i tregtisë mund të konfirmohet përmes numrit mesatar të transaksioneve i cili është rritur për 25.3%, si dhe përmes vlerës së qarkullimit ditor mesatar që është rritur për 50.9%.