Besimi: Punojmë intensivisht mbi pakon e masave për ballafaqimin e krizës

Rezervat e mallrave janë stabile, Buxheti likuid dhe sot në mbledhjen e Këshillit Ekonomik së bashku me ekspertë të jashtëm do të diskutohet mbi pakon e masave për të cilat tashmë punohet, duke përfshirë edhe masat për çmimin e energjisë elektrike, thotë ministri i Financave, Fatmir Besimi në emisionin – Tema e ditës që u transmetua dje në mbrëmje në TV Sitel.“Ne kemi çmimet më të ulëta në rajon, por kjo nuk do të thotë se nuk punohet për masa të mundshme. Tashmë punohet në përgatitjen e masave për ballafaqimin e krizës si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe energjensave, veçanërisht të përforcuara pas luftës ruso-ukrainase. Nesër në Këshillin Ekonomik të Qeverisë, të thirrur nga kryetari i Qeverisë, në përbërje të zgjeruar, së bashku me ekspertë të jashtëm që do të japin kontributin e tyre, do të diskutohet mbi propozimet për zgjidhje të mundshme që do të vijojnë për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe përkrahjen e ekonomisë”, theksoi Besimi. Gjithashtu, ministri Besimi shtoi se akciza variabile e karburanteve që parashihet me ndryshimet e fundit të Ligjit për akcizat, aktualisht kontribuon në zbutjen e gotitjes së çmimeve. Sa i përket energjensave, me ndryshimet e fundit të Ligjit për tarifën doganore, norma doganore për gazin natyror është ulur në zero, ndërsa në procedurë parlamentare është Ligji për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, me të cilin sa i përket gazit natyror, TVSH-ja në vend që të paguhet gjatë importit, do të paguhet gjatë qarkullimit në vend.Siç thekosi ministri Besimi, rezervat e mallrave janë stabile dhe shtoi se ka rezerva të mjaftueshme dhe se momentalisht nuk ka nevojë që të vihen në dispozicion. Ai potencoi se që nga dita e parë e sulmit, u mbajt mbledhje urgjente e Qeverisë në të cilën u shqyrtuan të gjitha aspektet, ndërsa një nga pikat për të cilat u diskutua ishin edhe rezervat e mallrave.“Rezerva shtetërore ka mjaftueshëm dhe janë në nivel përkatës si dhe me sasi të nevojshme për tregun. Përmes Ministrisë së Bujqësisë, në dispozicion kemi informacione lidhur me atë se sa rezerva ka te tregtarët dhe apsolutisht nuk ka hapësirë për spekulime” theksoi ministri Besimi. I pyetur nëse në Buxhet janë parashikuar mjete për pagesën e rritjes së premtuar të pensioneve prej njëmijë denarëve në muaj, ministri theksoi se aktualisht Fondi  Pensional është likuid dhe se mjete e planifikuara do të paguhen nga aty, ndërsa në vijim rritja e pensioneve do të mbulohet nga rishikimi i buxhetit për vitin 2022.Siç theksoi ministri, rritja e pensioneve nuk do të nënkuptojë rritje të kontributeve.Sipas strategjisë për menaxhim me borxhin publik deri në vitin 2026, borxhi publik është planifikuar të zvogëlohet në 56.5% të PBB-së. Deficiti buxhetor duhet të zvogëlohet për 2.2% të PBB-së deri në vitin 2026. Është e rëndësishme që në Kuvend është Ligji për buxhetet, i cili parashikon rregulla fiskale për deficitin buxhetor deri në 3% dhe borxhin publik deri në 60%.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…