SHBA-ja mbështet integrimin e shpejtë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, me ç’rast, si aleate të NATO-s, dy vendet do të punojnë në projekte të përbashkëta që kanë rëndësi të madhe për avancimin e bashkëpunimit. Njëkohësisht, SHBA-ja nëpërmjet Zyrës për asistencës teknike të Thesarit të SHBA-së (OTA), do të ofrojë asistencë teknike në përforcimin e menaxhimit të financave publike, efikasitetin, transparencën, llogaridhënien e financave publike. Këto ishin konkluzionet nga takimi i ministrit të Financave, Fatmir Besimi me ushtruesin e detyrës zëvendësndihmësin e sekretarit për Evropën dhe Euroazinë, Brian McCauley, këshilltarin e sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Brent Nieman dhe William Larry MacDonald, zëvendësndihmësin e sekretarit për përkrahje teknike në Thesar.Besimi në këtë takim theksoi se zhbllokimi i procesit integrues do të reflektojë pozitivisht në stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të rajonit. Njëkohësisht, angazhimi aktiv i SHBA-së për këtë çështje do të ishte me rëndësi vendimtare. Gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe realizimin e projekteve të reja që do të realizohen në bashkëpunim me USAID-in dhe me Ambasadën e SHBA-së në vend.Të dyja palët u dakorduan se aktualisht, zgjidhja e krizës energjetike dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve si faktorë kyç për sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar është vendimtare. Ministri i Financave paraprakisht në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore u takua edhe me Gabriel Escobar, zëvendësndihmësin e sektretarit shtetëror të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike – përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor.