Besimi – Ulmann: Zvicra, një nga partnerët më të mëdhenj zhvillimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përforcohet bashkëpunimi ekonomik

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës si dhe implementimi i projekteve rrjedhëse, të zbatuara nga Ministria e Financave me përkrahje financiare të Qeverisë zvicerane përmes Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike SECO, ishin tema të diskutimit në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me ambasadoren e Zvicrës, Veronik Ulmann. Njëkohësisht, në këtë takim u diskutua edhe për situatën aktuale makroekonomike dhe krizën energjetike në vend.Gjithashtu, në këtë takim u diskutua për Projektin e planifikimit dhe menaxhimit makroekonomik, që do të implementohet në Ministrinë e Financave me përkrahjen e Programit për zhvillim të balancuar rajonal SECO, i cili implementohet përmes UNDP-së dhe me përkrahje financiare të Qeverisë së Zvicrës, si dhe për Programin për borxhin shtetëror dhe menaxhimin e rreziqeve, që i referohet përmirësimit të aktiviteteve lidhur me procesin e menaxhimit me borxhin publik.   Në këtë drejtim, siç u potencua gjatë takimit, Qeveria zvicerane ofron përkrahje të plotë mbi aktivitetet e Ministrisë së Financave sa i përket përmirësimit të procesit të menaxhimit të financave publike dhe administratës tatimore, përmes financimit të aktiviteteve projektuese, të cilat do të implementohen në mënyrë teknike nga ana e FMN-së dhe BB-së.   Ambasadorja theksoi se në të ardhmen do të vijojë bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve sepse Zvicra është një nga donatorët më të mëdhenj në vendin tonë. Vitin e kaluar u nënshkrua Protokolli i harmonizimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës për shmangien e tatimimit të dyfishtë, sipas konventës së re tatimore të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD) dhe standardeve të BEPS-it.

Me këtë Protokoll, përforcohen dispozitat aktuale për shmangien e tatimimit të dyfishtë të tatimit mbi të ardhurat dhe tatimit mbi kapitalin ndërmjet dy vendeve dhe njëherazi mundësohet transparencë më e madhe tatimore dhe trajtim i duhur tatimor.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…