Besimi: Zbatojmë konsolidim gradual, në vitin 2023 0.7 p.p. deficit më të ulët buxhetor

Konsolidimi gradual fiskal, strategjia adekuate dhe plani i qëndrueshëm për përshpejtimin e rritjes, investime në kapitalin njerëzor dhe fizik, dixhitalizim dhe qëndrueshmëri, janë pesë hapat kyçe për përshpejtimin e rritjes ekonomike, pas rimëkëmbjes së ekonomisë nga kriza aktuale globale. Kjo u theksua në kolumnën e fundit të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, dedikuar buxhetit dhe strategjive ekonomike.

Që të flasim për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe shfrytëzimin e financave publike për stimulimin e rritjes, para së gjithash, duhet të ekzistojë hapësirë fiskale. Por, nga ana tjetër, shtrëngimi i fuqishëm fiskal, veçanërisht në periudhë kur rritja ekonomike ngadalësohet, mund të shkaktojë tkurrje të ekonomisë dhe pasoja negative, thekson ministri Besimi.

-Pas tejkalimit të goditjes së parë dhe më të fuqishme të pandemisë, filluam me uljen graduale të deficitit të buxhetit. Me Propozim buxhetin e ri të vitit 2023, deficiti i buxhetit ulet për 0.7 pikë përqindje krahasuar me projeksionin e vitit 2022. Pikësynimi ynë është që në periudhë afatmesme ai gradualisht të ulet nën 3%, respektivisht nën kriterin e Mastrihtit – theksoi Besimi.

Në kuadër të qasjes strategjike dhe të planifikimit për përshpejtimin e rritjes ekonomike, Besimi thekson se Plani i rimëkëmbjes dhe përshpejtimit të rritjes, sipas shembullit të Junckerit krahas kapitalit publik, planifikohet mobilizim edhe i kapitalit privat të investimeve.

-Me këto mjete do të përkrahen projektet në sektorin publik dhe privat që do të përmirësojnë konkurrencën e ekonomisë dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetesës, mjedisin, dixhitalizimin, inovacionin, kapitalin njerëzor dhe inkluzivitetin shoqëror – shkruan ministri.

Më tej, ministri në kolumnë i thekson edhe investimet publike dhe private si motor të rritjes dhe zhvillimit ekonomik.

-Investimi, si në kapitalin njerëzor ashtu edhe në atë fizik është pjesa multiplikative e ekuacionit të produktit të brendshëm bruto. Si rrjedhojë, fokusin e kemi te investimet, përfshirë edhe propozim buxhetin e ri. Investimet në kapitalin njerëzor janë veçuar si një nga pesë prioritetet kryesore të Qeverisë. Do të theksoj se me asistencë teknike nga Banka Botërore punojmë mbi Strategjinë e zhvillimit të kapitalit njerëzor, me ç’rast vendi radhitet si i pari në rajon që posedon një dokument të tillë strategjik. Sa i përket investimeve në zhvillimin e infrastrukturës, impenjimi ynë është që me çdo buxhet investimet të jenë më të larta. Struktura e buxhetit ndryshon në interes të komponentit zhvillimor – theksoi ministri.

Si mënyrë e stimulimit shtesë të rritjes ekonomike, ministri e potencon dixhitalizimin. Dixhitalizimi, siç theksohet në kolumnë është katalizator i rritjes së produktivitetit të punës dhe kapitalit, si dhe mënyrë për të marrë produkte dhe shërbime me çmim më të ulët. 

Si një nga hapat e fundit për arritjen e rritjes dhe zhvillimit ekonomik afatgjate, Besimi e vuri në pah qëndrueshmërinë, përkatësisht energjinë e qëndrueshme, bujqësinë e qëndrueshme, financat e qëndrueshme etj. Ministri theksoi se qëndrueshmëria është gërshetimi i politikave smart dhe të adaptueshme që do të jepnin rezultate për periudhë më të gjatë. Prandaj në kuadër të axhendës së investimeve, Qeveria mori parasysh edhe këtë aspekt, ndërkohë që në financa, përveç konsolidimit fiskal, janë edhe politikat zhvillimore buxhetore dhe decentralizimi fiskal.

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…