Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar se që nga data 31 korrik vendoset në funksion kontrolli i përbashkët kufitar i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Grubi shkruan se përmes projekteve kapitale infrastrukturore po largojmë të gjitha pengesat mës dy vendeve si dhe po lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve.
Njoftimi i plotë:
Në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, me kënaqësi të madhe ju njoftoj që nga dita e hënë, me 31 korrik 2023, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njërëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona. Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh.