Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani realizoi bisedë telefonike me Wendy Morton, Ministre shtetërore për fqinjësi me Evropë dhe Amerikë në Mbretërinë e Bashkuar. Me këtë rast, Ministrja i uroi funksionin e ri Ministrit Osmani dhe shprehi gatishmëri për thellim të mëtutjeshëm të partneritetit shumëvjeçar dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Mbretëria e Bashkuar do të mbetet mbështetës i përkushtuar i aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut dhe aleat i fuqishëm në NATO. U shkëmbyen mendime edhe për marrëdhëniet e brendshme politike, ndërsa nga ana e Ministres Morton u theksua se Qeveria e re duhet me energji të njëjtë dhe punë efektive të vazhdojë të punojë në plotësimin e proceseve reformuese në pjesën e përforcimit të sundimit të së drejtës dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.Fokus i veçantë nga ana e dy kolegëve u vendos në procedurat për nënshkrim të Marrëveshjes për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, me shpresë se i njëjti do të finalizohet dhe nënshkruhet para përfundimit të këtij viti, dhe i cili do të mundësojë marrëdhënie të rregulluara bilaterale, sidomos në planin tregtar.Në këtë kontekst, Ministri Osmani shprehi kënaqësi që korniza e Marrëveshjes i ofron të njëjtat dobi siç ishin konfirmuar me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me BE-në, dhe do të paraqesë bazë solide përmes së cilës trendet ekonomike ndërmjet dy shteteve do të fitojnë intensitet plotësues. “Në veçanti jam krenar që edhe gjatë kohës së krizës të shkaktuar nga pandemia me COVID 19, sipas të dhënave zyrtare, eksporti tregtar nga Maqedonia e Veriut në Mbretërinë e Bashkuar në gjysmën e parë të këtij viti, është rritur për 7%, dhe prandaj prioritet kryesor në bashkëpunimin bilateral, mbetet përforcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ekonomik dhe shfrytëzimi i potencialit që qëndron në dispozicion, duke pas parasysh se Mbretëria e Bashkuar është një prej investitorëve më të mëdhenj të huaj dhe partner i dytë tregtar i vendit tonë”, theksoi MPJ Osmani.Me këtë rast u bisedua edhe për Samitin e radhës në Sofje në kuadër të bashkë-kryesimit me Procesin e Berlinit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ministrja Morton shprehi interes të veçantë për rrjedhën e një pjese të iniciativave të cilat janë pjesë e shtyllës së sigurisë siç është avancimi i bashkëpunimit rajonal në pjesën e sigurisë, shkëmbimi i informacioneve konfidenciale, mbajtja pa leje, keqpërdorimi dhe trafikimi me armë të lehta dhe të rënda, lufta kundër korrupsionit etj. Bashkëbiseduesit u pajtuan se me rëndësi të veçantë është të vazhdohet praktika, në kuadër të mbajtjes së mbledhjes së planifikuar on-line të Grupit Udhëheqës për marrjen e obligimeve nga sfera e Punëve të Brendshme më 6 tetor, si dhe takimit on-line të Ministrave për Punë të Brendshme, më 16 tetor të këtij viti, në kuadër të Procesit të Berlinit, në trajtimin e temave të sigurisë, të cilat ishin iniciuar nga ana e Mbretërisë së Bashkuar, si prioritete gjatë Samiti të Londrës në kuadër të Procesit të Berlinit.