Bisedë telefonike e MPJ Bujar Osmani me MPJ të Ukrainës, Kuleba Dmytro

Me kërkesë të palës ukrainase, MPJ Bujar Osmani sot realizoi bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Kuleba Dmytro. Me këtë rast, ministrat Kuleba dhe Osmani konstatuan nivel të lartë të zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve mike dhe dialogut të rregullt politik, gjithashtu shprehën kënaqësinë për rritjen e dukshme të shkëmbimit tregtar në dhjetë muajt e parë të vitit 2020, me shpresë që ky trend pozitiv të vazhdojë dhe të intensifikohet edhe në të ardhmen.  Për këtë arsye, pritet edhe takim i afërt i Komitetit të përzier për zbatimin e Marrëveshjes ndërshtetërore për tregti të lirë.MPJ i Ukrainës Kuleba uroi MPJ Osmanit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, me shpresë se bashkëpunimi mes dy shteteve do të thellohet edhe në këtë plan.MPJ Osmani informoi kolegun e tij për aktivitetet të lidhura pritjet për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe për prioritetet tjera të vendit sa i përket politikës së jashtme.Bashkëbiseduesit iu referuan edhe temave aktuale globale dhe rajonale.MPJ Kuleba ftoi Ministrin Osmani që në rastin e parë të mundshëm të vizitojë Ukrainën, e cila me kënaqësi  u pranua.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…