Bisedë telefonike Osmani-Chollet

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi bisedë telefonike me Derek Chollet, Këshilltar në Stejt Departamentin e ShBA-së.Biseda vjen menjëherë pas vizitës së Këshilltarit Chollet në Bullgari, që është një momentum veçanërisht i rëndësishëm, duke pasur parasysh edhe dialogun e sapo krijuar midis Shkupit dhe Sofjes dhe hapat e ndërmarrë në drejtim të ndërtimit të besimit dhe tejkalimit të sfidave ndërmjet dy vendeve. Ministri Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për realizimin e qëllimeve tona strategjike dhe e theksoi rolin e rëndësishëm të miqve tanë amerikanë për prosperitetin dhe arritjet demokratike të Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, Këshilltari Chollet, edhe një here e rikonfirmoi mbështetjen e qartë dhe të pahamendshme për të filluar sa më shpejtë negociatat për aderim në BE, duke theksuar se perspektiva evropiane dhe prania e ShBA-së në rajon është jashtëzakonisht e rëndësishme për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanin Perëndimor. Bashkëbiseduesit shkëmbyem mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Evropë dhe ngjarjet në dhe rreth Ukrainës, ku u dakorduan se forcimi i bashkëpunimit transatlantik dhe qasja e përbashkët është thelbësore për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë. Njëherazi, u shpreh mbështetja e ndërsjellë për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës dhe bashkërisht bënë thirrje për deeskalimin e situatës përmes dialogut dhe komunikimit diplomatik, që është në interes të sigurisë së përgjithshme evropiane. Gjatë bisedës telefonike, u bë fjalë edhe për marrëdhëniet bilaterale, ku u theksua rëndësia e avancimit të mëtejmë të tyre, e njëherazi u shqyrtuan edhe mundësitë për thellimin e partneritetit strategjik dhe forcimin e lidhjeve transatlantike.Kjo është biseda e dytë telefonike e Ministrit Osmai me Këshilltarin Chollet brenda dy javëve të fundit. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…