Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani realizoi bisedë telefonike me homologun e tij nga Republika e Çekisë, Tomáš Petříček.Pikat kryesore të bisedës midis Osmanit dhe Petříček ishin hapat vijuese në rrugën evropiane të shtetit tonë, përfshirë miratimin e Kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, në takim u diskutua edhe për arritjet e përgjithshme të shtetit në periudhën e kaluar, si në planin e brendshëm ashti edhe në planin e avancimit të raporteve rajonale, para së gjithash të raporteve të fqinjësisë së mirë.“Mbështetja e Çekisë është e zëshme dhe parimore. U pajtuam se rruga drejt BE-së duhet të jetë përmes progresit, dhe se kontestet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë, por arsye plus për integrim evropian”, theksoi Osmani.Ministrat Osmani dhe Petříček iu referuan bashkëpunimit bilateral, ndërsa u theksua edhe nevoja për dinamikë më të madhe në raportet ekonomike dhe tregtare.Takimi i sotëm mes Osmanit dhe Petříček vjen dy muaj pas takimit të tyre në Pragë, në kuadër të turnesh diplomatike të ministrit Osmani në vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe përpjekjet e tij përmes dialogut të vazhdueshëm politik dhe bashkëpunimit të afirmojë progresin e vendit dhe nevoja për efektivizimin e vendimit të marsit për nisje të bisedimeve me BE-në.