Bujar Jakupi

Bujar Jakupi është i lindur më 21.12.1981 në f.Sllatinë, komuna e Tearcës, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e lindjes, kurse atë të mesme në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq” (2000). Studimet e larta i kreu në Universitetin e Prishtinës në F.SH.M.N. dhe merr kualifikimin Bachelor në Matematikë – Informatikë (2008). Ka kryer studimet Master (Magjistër i Matematikës dhe Informatikës për mësimdhënie) në Universitetin Nënë Tereza në Shkup (2026).
Nga viti 2007-2022 ka punuar mësimdhënës i matematikës në qendrën shkollore të auto komunikacionit Q.SH.A “Boro Petrushevski” në Shkup.
Nga viti 2009-2011 ka qenë i angazhuar asistent i ri (part-time) në katedrën e matematikës pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Në vitin 2022 (5 muaj) ka punuar në Vechta të Gjermanisë në ndërtimtari.
Nga viti 2022 është i punësuar në sektorin privat në Republikën e Maqedonisë Veriore.
Ka trajnime të shumta në fushën e arsimit (Aplikimi i metodave dhe teknikave interaktive – për mësimin në arsimin e mesëm; Realizimin e plan programeve modulare; Integrimi ndëretnik në arsim; Vlerësimin e testeve nga studimi ndërkombëtar në lëndën e matematikës dhe shkencave natyrore TIMSS; etj.)
Është autor edhe i një punimi shkencor në fushën e Matematikës – Informatikës.
Kryetar i këshillit vendor i Bashkimit Demokratik për Integrim në f.Sllatinë, komuna e Tearcës (2008-2012), kurse në periudhën kohore 2013-2017 anëtar në Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa aktualisht Kryetar Dege i Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Tearcës.
Ka qenë pjesëmarrës edhe në konfliktin e vitit 2001 në sektorin e logjistikës.
Flet gjuhën shqipe (amtare), maqedonase dhe ka njohuri elementare të gjuhës angleze.
Statusi civil: i martuar, baba i dy fëmijëve.
E-mail: bujarjakupi@hotmail.com
Facebook: https://www.facebook.com/bujar.a.jakupi

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…

1 Comment

Comments are closed.