Bushi: Në këtë 8 Shtator Maqedonia e Veriut anëtare e NATO-së dhe vend që ka nis bisedimet me BE-në

Ky vit ishte viti i suksesshëm për të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas tejkalimit të kontestit të emrit me Greqinë fqinje, nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë dhe zbatimit të reformave të nevojshme në vend, vendi u bë anëtare e plotfuqishme e NATO-së dhe në të njëjtën kohë bëmë hapin e parë drejt Bashkimit Evropian, një nga synimet tona kryesore. Kështu e ka nisur urimin e tij me rastin e 8 Shtatorit, ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi.

Sipas Bushit, në këtë dekadë të tretë të sovranitetit dhe pavarësisë sonë, pres që qytetarët në mënyrë sistematike të ngrenë zërin dhe të kërkojnë nga ne politikanët përgjegjësi sepse jemi të obliguar të punojmë në interes të tyre dhe të gjithë shtetit.

Ky është postimi i plotë i Bushit:

Ky vit ishte viti i suksesshëm për të gjithë ne. Pas tejkalimit të kontestit të emrit me Greqinë fqinje, nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë dhe zbatimit të reformave të nevojshme në vend, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e plotfuqishme e NATO-së dhe në të njëjtën kohë bëmë hapin e parë drejt Bashkimit Evropian, një nga synimet tona kryesore.

Në këtë dekadë të tretë të sovranitetit dhe pavarësisë sonë, pres që qytetarët në mënyrë sistematike të ngrenë zërin dhe të kërkojnë nga ne politikanët përgjegjësi sepse jemi të obliguar të punojmë në interes të tyre dhe të gjithë shtetit.

Të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut meritojnë të jetojnë edhe më mirë dhe së bashku do ta arrijmë këtë.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…