Bushi: Prioritet avancimi në pozitat e “paprekshme” të MPB-së

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi në prononcimin e tij të parë për media ka deklaruar se gjatë mandatit tij do të përkushtohet për avancimin e shqiptarëve në pozitat të cilat deri tani ishin të paprekshme për shqiptarët.Duke folur për kushtet e policisë dhe zbatimin e standardeve bashkëkohore, Bushi ka theksuar se policia deri tani ka bërë hapa të guximshëm sa i përket reformave në organet policore dhe shërbimet e policisë.Duke folur për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, njeriu i dytë i policisë ka deklaruar se kundër fenomenit në fjalë do të zbatojë parimin e zero tolerancës. Ndërkohë që shton se në MPB duhet sa më shpejtë gjetur formulimet e duhura juridike në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili do të mundëson zbatimin e gjuhës shqipe si kategori Kushtetuese dhe e drejtë themelore e çdo qytetari dhe nëpunësi policorë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…